E Shtunë, 31 Tetor 2026

TNT me këngë të re

Grupi TNT ka realizuar këngën e tyre të dytë pas ndarjes së liderit të tyre Ferki Shala.

Kënga e re e grupit titullohet Po më thua dhe është një këngë që i takon zhanrit që ky grup e kultivon, mirëpo një lajm tjetër është interesant që ka befasuar shumicën e estradës në Kosovë.

Ferki Shala, i cili ka kënduar më këtë grup, tashmë nuk është një person që është i varur nga alkooli, por nga feja - konkretisht nga sekti Wahaabi.

Po, Ferkiu ka kohë që nuk është duke u marrë me muzikë pasi që i është kthyer fesë, ka thënë një burim për Rozë. Megjithatë, grupi ka gjetur një solist të ri dhe deri më tani ka realizuar dy spote të reja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›