Diplomat, studentët bllokojnë fakultetin

Një nga studentët që ka hyrë në grevë urie në universitetin Bujqësor është shoqëruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai humbi ndjenjat. Ndërkohë, që gjendja shendetësore edhe e disa studentëvë të tjerë paraqitet shumë e rëndë.
Studentët e universitetit Bujqësor të Kamzës kanë shpërkallëzuar protestën e tyre për heqjen e kriterit të mesatares për të vazhduar studimet për t'u pajisur me diplomë të nivelit të dytë. Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar ambjenetet e fakultetit.
Ata kanë kërkuar reagimin e kryeministrit Berisha lidhur me kërkesat e tyre. Studentët që kanë hyrë në grevë urie thonë se do të vazhdojnë të qendrojnë në grevë deri në vdekje nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Grevistët ishin shtrirë në korridorin e universitetit. Jashtë godinës ka edhe forca policie.
Por dekani i Fakultetit të Ekonomi-Agrobiznes, Bari Musabelliu dhe zëvendës dekani, Maksim Meço kanë bërë një kallëzim penal ndaj studentëve për uzurpim të ambjenteve të godinës.
Dekani Bari Musabelliu në një prononcim për "Ora News" tha se kallëzimi i tij penal është bërë pasi ai ka përgjegjësi për këtë çështje. Sipas tij, studentët janë informuar që në vitin e parë se mesatarja do ishte kriter për studimet për diploma të nivelit të dytë.
Ai tha se studentët që do vijojnë studimet master nivelit të parë, nëse do kenë vitin tjetër mesatare mbi 7 mund të kalojnë vitin tjetër për diplomë të nivelit të dytë.
Studentët e fakultetit të Agrobiznesit dhe Ekonomisë kërkojnë të vazhdojnë studimet dy vjeçare për t'u paisur me diplomë të nivelit të dytë. Pengesë për të realizuar këtë bëhët kriteri mesatare i vendosur nga dekanati i këtij fakulteti.