E Shtunë, 31 Tetor 2026

TOB, sot homazhe për sopranon Nina Mula

TIRANE- Zhvillohen sot ne ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit homazhet në nder të sopranos Nina Mula, e cila u nda nga jeta mengjesin e djeshem pas nje një sëmundje të rëndë.

Homazhet per nder te saj nisin ne oren 11.00, ne hollin e TOB, vendin ku ajo shkelqeu, per te cilin punoi dhe e deshi aq shume.

Nina Mula, nena e sopranos me fame Inva Mula u shua ne moshen 80-vjeçare

Ajo lindi në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. Nina u rrit në një familje punëtore, por prindërit e lanë jetime në moshë të re. Vajza e bukur ruse i kushtoi të gjithë rininë familjes, por kembengulja e mesueses se saj per takimin me artisten e njohur ruse Irina Maslenikova, beri kthesen e madhe.

Ne moshen 18 vjeçare Nina shijoi suksesin e parë në jetë, duke fituar konservatorin e Moskës. Gjate viteve te shkolles ne Rusi, njihet me ate qe do te behej me pas shoku i jetes, Avni Mula.

Në vitin 1957, Nina se bashku me Avniun vjen ne Shqiperi. Ajo emërohet soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku vuri ne skene shume role e u nderua per talentin e saj. Te paharruara mbeten interpretimet e saj ne Berberi i Seviljes, se bashku me bashkeshortin, Evgeni Onjegini , Madam Batërflaj, Dasma e Figaros , Karmen etj.

Gjate karrieres se gjate Nina Mula u nderua me shume çmime, medalje e tituj. Ajo ka marre Urdhrin Naim Frashëri të klasit të II, titullin Artiste e Merituar, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin Mjeshtre e Madhe e Punës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›