E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia s'kalon dot Elbasanin

Pas fitores se bujshme ne Kupen e Shqiperise kunder Dinamos, Vllaznia e Dervish Haxhiosmanovic ka ngecur perballe Elbasanit duke sigluar nje barazim 0-0. Shkodranet kane hasur ne rezistencen e forte te verdhebluve, qe pas zhgenjimit te Kupes kunder Tiranes, nuk kishin aspak ndermend te toleronin kesaj here. Pergjithesisht, takimi ka qene i balancuar me nje epersi te lehte te kuqebluve, qe, nese do te ishin treguar me te vemendshem, edhe mund te kishin ndryshuar fatet e takimit. Nga ana tjeter, Elbasani eshte shfaqur edhe me racional duke mos i lene shume mundesi veprimi Vllaznise, por nga ana tjeter, pa arritur te konkretizojne ndonje rast ideal per shenim. Me kete barazim, te dyja ekipet marrin nga nje pike. Elbasani parakalon Tiranne, ndersa Vllaznia ndjek e gatshme per te perfituar nga ndonje gabim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›