E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana/ Muça: “Një fitore e vështirë”

Shkëlqim Muca, trajneri i Tiranës, u shpreh me nota entuziaste pas fitores së vështirë të arritur në minutat e fundit me Dinamon (2-1, gol i Sinanit në minutën e 90'): "Ishte ndeshje e denjë për një derbi, plot ritëm e emocione. Dinamo u shfaq më e ekuilibruar dhe na goditi në minutat e para, madje mund ta kishte mbyllur lojën, nëse do të kishte shënuar me Gudjabin. Pastaj ne erdhëm gradualisht në rritje dhe barazuam, ndërsa në pjesën e dytë u pa që e kërkuam më shumë fitoren dhe e gjetëm. Ishte një fitore e vështirë, por në momentin e duhur për ne". Tirana do të përballet javën e ardhshme me rivalin tjetër kryeqytetas, Partizanin që barazoi të premten me Besën (0-0). Ndeshjen e fazës së parë, Tirana, atëherë nën drejtimin e Mirel Josës e fitoi 2-0, me dy gola të Hamdi Salihit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›