Gjergj “Kastrioti” Haxhiaj, i pathyeshëm në Krujë

Kastrioti vendosi një tjetër rekord pathyeshmërie në fushën e tij,- tetë ndeshje pa humbur, - kur mposhti në shtëpi kampionin në fuqi, Elbasanin, me golin e shënuar nga zimbaviani Xhanuari Ziambo në minutën e 16. Një fitore e merituar e teknikut Petrit Haxhiaj që ka mposhtur të gjitha ekipet e medha të kampionatit shqiptar, duke filluar nga kryesyesja e kampionatit Tirana, kampioni në fuqi, Elbasani e për të vazhduar me barazimet me Partizanin, Teutën e Vllazninë. Nëse në katër javët e para të sezonit, Shkumbini u konsiderua si surpriza e madhe e fillimkampionatit, Kastrioti me 21 pikë në 15 javë i meriton komplimentat. Kastrioti luftoi fort për fitoren, e dyta rresht pas asaj me Shkumbinin në transfertë,
KASTRIOTI - ELBASANI 1-0
Shënues: Xhenuari Ziambo 16'
Karton i kuq: Ervis Sina (Elbasani) 26', Mehmetaj (Elbasani) 64'
Gjyqtarë: M. Sopjani, F. Lamaj, D. Koreshi
Stadiumi "Kastrioti", Krujë
Faza e parë: 1-0
Bilanci midis ekipeve: 11 ndeshje; 3 fitore Kastrioti, 3 barazime, 5 fitore Elbasani. Golat: 10-7
* * *
Ndeshje e Kastriotit në shtëpi, sezoni 2006-2007
Kastrioti-Besa 2-2, R. Ndreu
Kastrioti-Shkumbini 0-0, R.Ndreu
Kastrioti-Flamurtari 1-0, P.Haxhiaj
Kastrioti-Vllaznia 1-1, P.Haxhiaj
Kastrioti-Partizani 2-2, P.Haxhiaj
Kastrioti-Teuta 1-1, P.Haxhiaj
Kastrioti-Tirana 2-1, P.Haxhiaj
Kastrioti-Elbasani 1-0, P.Haxhiaj