E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo/ Jupi: “Donim fitoren, u dënuam nga episodet”

Trajneri i Dinamos, Redi Jupi , pohoi se ekipi i tij e nisi ndeshjen me synimin për të marrë pikë me rivalin kryeqytetas: "Nuk luajtëm për një pikë, donim fitoren, por mendoj se u dënuam nga episodet. Guxuam dhe krijuam raste, edhe në pjesën e dytë, por loja u diktua shumë nga kartonët e kuq. Nuk më pëlqeu mënyra si e pësuam golin e dytë, nga ajo goditje standard, ndërsa për golin e parë mendoj se ishte i dyshimtë. Përsa i përket nervozizmit, e shoh si normal në një derbi, por janë gjëra që mbeten në fushë, jemi miq me lojtarët e Tiranës. Loja ishte e mirë, por na duhen rezultatet". Dinamo ndodhet në kuotën e 18 pikëve, dhe do të përballet në javën e 16 me Shkumbinin që drejtohet nga Faruk Sejdini, trajneri që e nisi sezonin si teknik i Dinamos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›