TURIZMI APO INDUSTRIA?
Në këtë kohë fushate elektorale,
një nga çështjet që ka filluar
të diskutohet pavarësisht se
jo shumë qartësisht, është
edhe modeli i zhvillimit ekonomik të
vendit. Meqë shumë parametra të këtij
zhvillimi tashmë janë pozitivë, është e
domosdoshme që tani të përcaktojmë
se ç‘drejtim duam t‘i japim ekonomisë
së vendit tonë në 5-10 vitet e ardhshme.
Mendoj se një vendim i tillë, shumë i
rëndësishëm për të ardhmen tonë, nuk
mund të përcaktohet nga një politikan i
vetëm apo grup politikanësh, por duhet
të jetë një e drejtë që ta kenë të gjithë
grupet e interesit, me qëllim që të arrihet
një vendim i pjekur.
Deri tani, nuk e kemi pasur luksin
e një demokracie të tillë, por besoj se
të gjithë jemi dakord që sot, njerëzit
janë shumë më të vetëdijshëm se më
parë për rëndësinë që ka pjesëmarrja e
tyre në përcaktimin e fateve të vendit.
Po t‘u referohemi disa sondazheve të
fundit, meqë jemi në kohe fushate,
është pikërisht ai 10-20% i njerëzve të
pavendosur që nuk dëshiron të shkojë
ku ta çojë partia, por do që të përcaktojë
vetë fatet e jetës së tij. Dhe meqë të gjithë
jemi dakord se, pikërisht ky grup i të
pavendosurve do të përcaktojë fatet e
zgjedhjeve, politikanët pasi bindën me
dogma politike grupin e tyre të militantëve,
u duhet të fitojnë tashmë betejën
më të vështirë: të bindin të pavendosurit
(që janë kryesisht intelektualë, teknokratë,
biznesmenë etj.) se ç‘programe
reale ofrojnë dhe ç‘drejtim duan t‘i japin
zhvillimit të vendit.
Një nga sektorët kryesorë të ekonomisë
është edhe turizmi. Bizneset e
turizmit po presin dhe duan të dinë ç‘ka
menduar politika të bëjë me këtë sektor.
Flitet shpesh për fasadë, se turizmi është
sektor prioritar i ekonomisë. Por nëse
është dashur të merret një vendim ndërmjet
industrisë dhe turizmit, vendimi
është marrë gjithmonë në dëm të këtij
të fundit. Po ta marrim hartën turistike
nga Veriu në Jug, kudo ku ka potenciale
turistike. Mesa duket "lobingu antiturizëm"
është kujdesur ta shkatërrojë
atë: Shëngjini është betonizuar dhe ka
depozita nafte në bregdet; Krujës po i
marrin frymën fabrikat e çimentos; Golemi
dhe Shkëmbi i Kavajës janë pionierët
e modelit të shëmtuar të betonizimit
masiv të bregdetit; Saranda e shëmtoi
vetveten me ndërtime pa asnjë kriter,
duke përforcuar faktin se industria e
ndërtimit është më prioritare se turizmi;
e së fundmi i vihet vula me projektin e
ndërtimit të një porti të madh mallrash
në Vlorë (përsëri industria e naftës kishte
më shumë prioritet se turizmi), ndërkohë
që Mali i Zi ndërton portin më të madh
të Jahteve në Adriatik me kapacitet rreth
800. Po t‘u shtosh këtyre ligjin për ndalimin
e mjeteve lundruese që u zgjat në
kohë, megjithëse afati i ka skaduar (sepse
parlamentarët tanë nuk patën kohë të
merreshin me shfuqizimin e këtij ligji,
por na e lanë "dhuratë" edhe këtë vit,
duke dëmtuar sërish turizmin); ligjin e
të huajve që penalizoi hyrjet e shtetasve
nga disa vende të rajonit dhe vende me
shumë interes turistik, si Rusia, Ukraina
etj., po ashtu edhe heqjen e licencim/
kategorizimit në turizëm, duket qartë se
turizmi është i fundit në listën e prioriteteve
të politikës.
Një fakt tjetër mbi dogmën se turizmi
është prioritar, është se ka mbi 10-15 vjet
që një nga investimet e vetme serioze
ndërkombëtare, ai i "Club Med" në Kakome
është tejzgjatur deri në lodhje prej
konflikteve të pronës dhe konflikteve
me komunitetin (duke i lënë pothuajse
në zero investimet e huaja në turizëm),
ndërkohë që të gjitha investimet industriale
janë mbyllur shumë më shpejt
megjithëse shumë prej tyre kanë pasur
po ashtu konflikt me komunitetin.
Nuk mund të jetë prioritet turizmi
kur Ministria e Turizmit ka qenë e fundit
për të cilën "është bërë luftë" për t‘u
marrë (dhe për t‘u mbajtur), nga ata që
kanë qenë në pushtet, dhe për më tepër
Ministrat e kësaj Ministrie (që lëvizin
edhe më shpesh se çdo Ministër tjetër)
nuk kanë pasur asnjë lidhje apo edukim
mbi turizmin dhe për rrjedhojë asnjë
vizion se çfarë do bëhej me këtë sektor
të rëndësishëm. Ndërkohë që në Kroaci,
ministri i Turizmit kërkoi dorëheqjen,
sepse qeveria nuk i pranoi kërkesën e
bërë nga Shoqata e Turizmit për uljen e
TVSH në 6% për akomodimet dhe 10%
për shërbimet e tjera turistike (sa për
informacion Shqipëria është i vetmi
vend në rajon që paguan 20% TVSH në
akomodim). Nuk mund të jetë prioritar
turizmi kur buxheti që i akordohet
MTKRS për zhvillimin e turizmit është
rreth 800 mijë euro, (duke qenë dhe më
i ulët sesa të gjithë sektorët e tjerë që ajo
ministri mbulon), dhe nga ky buxhet
për marketingun e vendit janë vetëm
300 mijë euro (sa një spot publicitar në
CNN!), ndërkohë që Mali i Zi caktoi këtë
vit 500 mijë euro vetëm për promovimin
e vendit në fqinjët e tij, dhe për të mos
përmendur këtu që Turqia
ka një buxhet prej 100
milionë eurosh vetëm për
marketingun!
Nëse sektori kryesor në
vend është bujqësia dhe
sektori me rritjen më të
madhe (rreth 20%) është
turizmi, logjika ta thotë
që fusha kryesore ku ne
duhet të fokusohemi në të
ardhmen duhet të jetë një
kombinim i zhvillimit të
industrisë së lehtë (agrikultura,
industria ushqimore
etj.) dhe shërbimeve,
ku rolin kryesor duhet ta
zërë turizmi. Por duke injoruar këtë
bazë ekzistuese të ekonomisë, është
zhgënjyese për të gjithë industrinë tonë
të turizmit që të shikojmë se investimet
kryesore dhe deklaratat e disa politikanëve
kanë fokus kryesor industrinë
e rëndë. Ne kemi fatin e madh që të
jemi në grupin e vendeve të Mesdheut,
i cili synohet nga i gjithë tregu turistik
botëror, dhe na ka falur natyra këtë
klimë të mrekullueshme, këtë diversitet
relievi, mbi 400 km bregdet dhe këtë
kulturë unike. Atëherë si ka mundësi
ta injorojmë gjithë këtë potencial për
zhvillimin e vendit dhe të kërkojmë të
ndërtojmë të ardhmen nga hiçi, nga
industritë e rënda, të naftës, TEC-eve,
fabrikave të çimentos, e deri te centralet
bërthamore?! Nuk është e ndershme
të luhet me varfërinë e njerëzve duke i
detyruar ata të pranojnë çdo lloj investimi
mjaft që të kenë një vend pune.
Për të parë se çfarë të mirash na solli
industria në ekonomi dhe sidomos në
mjedis, mjaft që të kujtojmë helmin që
shpërndante metalurgjiku i Elbasanit në
qiellin e këtij qyteti, ndotjen e Fabrikës
së Sodës në Vlorë, të Azotikut në Fier,
Superfosfatit në Laç, ndotjen e naftës në
Roskovec dhe Ballsh etj. Kjo pavarësisht
"fatit të madh" që ne kemi që gjithmonë
na sjellin teknologjinë më të fundit në
botë që nuk është aplikuar askund më
parë (edhe këto investime të kohës së
komunizmit mund të kenë qenë në kohën
e tyre teknologji moderne, fundin
e tyre negativ e shikojmë të gjithë). E
përsëris, ne kemi me bollëk diell, det,
e gjelbërim, nuk kemi naftë, qymyr e
uranium, atëherë kush është logjika e
këtyre investimeve dhe e kësaj të ardhmeje?!
Mos duam të kompensojmë tani
revolucionin industrial që bota e ka bërë
100 vjet më parë, duke vazhduar të jemi
100 vjet mbrapa, ndërkohë që theksi sot
në botë vihet te mjedisi dhe zhvillimi i
qëndrueshëm i ekonomisë?
Një nga pikat më problematike të
zhvillimit të deritanishëm ka qenë dhe
papunësia. Avantazhi më fantastik i
turizmit është se krijon efekte pozitive
të shumëfishta dhe dytësore edhe në
sektorët e tjerë ndihmës që kanë lidhje
me të, si bujqësia, industria përpunuese
ushqimore, prodhimet artizanale,
tekstilet, etj. Pra sektori i turizmit që sot
punëson rreth 140 mijë punonjës ndihmon
që të shtohen të punësuarit në të
gjithë sektorët e tjerë që kanë lidhje me
turizmin. Nëse ne do ndërtojmë TEC-e
në bregdet apo porte mallrash, kjo nuk
është ndonjë zgjidhje për hallet e qytetarit
të Kolonjës, Skraparit apo Tropojës,
sepse nuk besoj se do të donim që edhe
ata qytetarë që kanë ngelur andej të vinin
nga halli të punonin hamall në Vlorë
apo në TEC-et e Durrësit. Kurse avantazhi
i turizmit është që u jep punë edhe
deri zonave më të thella si në modelin e
Thethit p.sh., sepse turisti është kurioz
të vizitojë të gjithë vendin. Atëherë si ka
mundësi që politikanët "u qajnë hallin"
të punësuarve që nga Tregu Çam e deri
te rrobaqepësia e lagjes, dhe asnjë nuk
denjon të pyesë se ç‘hall kanë ata që
punojnë në turizëm? Si ka mundësi që
bëjnë gara se kush do hapë më shumë
vende pune dhe nuk mendojnë se rruga
më e lehtë dhe e logjikshme për të
arritur ato numra vendesh të reja pune
është nëpërmjet zhvillimit të turizmit?
Nëse do marrim një shembull: bujqësia
është fokusi kryesor i shumë partive sot
dhe turizmi u sjell një treg të gatshëm
prej rreth 1.5 milionë turistësh (po të
marrim një shifër pak më realiste sesa
ajo mediatike) fshatarëve që t‘u shesin
prodhimet e tyre, një mundësi që nuk
do të arrihej nëse do të synonin të çanin
tregun e huaj në mënyrë që të shesim po
të njëjtat prodhime në vendin e origjinës
së këtyre turistëve.
Turizmi zë rreth 50% të totalit të eksporteve
në vend, mbi rreth 11% të numrit
të punësuarve, zë 4% të Prodhimit
të Brendshëm Bruto (PBB) në industri
dhe rreth 14% të PBB-së në ekonomi
(të dhënat e marra nga WTTC (Këshilli
Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit)
i cili përcakton si PBB të turizmit në
industri kontributin direkt në industri,
kurse PBB-ja e turizmit në ekonomi
përfshin kontributin direkt dhe indirekt
të turizmit nga bizneset e turizmit dhe
nga bizneset që u ofrojnë prodhimet
dhe shërbimet sektorit të turizmit (si
bujqësia, prodhimet artizanale etj.).
Koncepti i PBB-së të turizmit në ekonomi
përdoret kur duam të kuptojmë
impaktin e vërtetë dhe total të turizmit
në ekonominë e një vendi.
Të ardhurat nga turizmi llogariten
mbi 1 miliard euro në vit, duke kaluar
edhe remitancat (të ardhurat që vijnë
nga emigrantët). Pra të gjitha parametrat
e zhvillimit të turizmit në vend janë më
të larta se çdo sektor tjetër,
atëherë si ka mundësi që të
injorohet një sektor i tillë
nga politikanët tanë?! Dhe
të mos harrojmë që këto
parametra pozitivë janë
fryt i një zhvillimi pothuajse
spontan dhe kaotik i
turizmit. Po sikur vërtet ta
konsiderojmë këtë sektor
më prioritarin e zhvillimit
të vendit (dhe ta zhvillojmë
ashtu siç duhet), e
mendoni sa shumë më
pozitive do të jenë shifrat e
mësipërme?
Unë e kuptoj se ne kemi
një përvojë të pakët në turizëm, (rreth
15 vjet) gjë që bën që njerëzit të jenë
më pak të vetëdijshëm në avantazhet
e turizmit dhe që politikanët të rezervohen
në atë që thonë për turizmin pikërisht
prej mungesës së njohurive dhe
ekspertizës, por duke e shmangur atë,
problemi nuk zgjidhet, sepse nuk është
faj të mos dish, por të mos pyesësh.
Politikanët tanë nuk mund të vazhdojnë
të kenë më luksin të fusin në vend
mbi 1 miliard euro nga turizmi dhe nga
ana tjetër të investojnë për turizëm më
pak se 0.1% e asaj që i marrin. Po ia
morëm frymën me investime të industrisë
së rëndë, dhe po nuk u investuan
shuma të paktën 10 herë më të mëdha
sesa investohet sot në zhvillimin e turizmit
(natyrisht sipas një strategjie të
qartë), ne nuk do kemi një produkt turistik
me të cilin mund të konkurrojmë,
dhe shpejt nuk do flitet më as për rritje
spontane apo kaotike. Dhe nëse ndonjë
konkurrent fqinj do na urojë për këtë
zgjedhje, fëmijët tanë do na mallkojnë
që nuk kemi ditur ta vlerësojmë dhe
zhvillojmë këtë vend për atë që natyra
na ofron me bollëk.
Nëse ky sektor na referohet si prioritar
në zhvillimin e vendit nga organizata
serioze ndërkombëtare, nëse fqinjët
tanë (dhe të gjitha vendet e Mesdheut)
kanë të gjithë fokusin kryesor në zhvillimin
e turizmit, dhe nëse siç thashë, me
një zhvillim deri tani kaotik, të gjithë
parametrat janë shumë premtues dhe
pozitiv, atëherë përse kërkojmë të jemi
superfuqi atje ku nuk na takon, pse kërkojmë
ta vazhdojmë akoma modelin e
zhvillimit të vendit me industrinë e rëndë
si atëherë kur ndërtonim metalurgjik,
superfosfate dhe deri tek traktorë me
forcat tona?! Si ka mundësi që injorojmë
një sektor kryesor me parametra të tillë
duke tentuar të krijojmë nga zero zhvillime
industriale në dëm të turizmit që na
sjell pjesën më të madhe të të ardhurave?!
Efektet negative në mjedis dhe investimet
më të mëdha që industria e rëndë
kërkon janë një dizavantazh i madh nëse
do krahasoheshin me investimet më të
vogla dhe jetëgjatësinë më të madhe të
investimeve në turizëm.
Besoj se të gjithë jemi dakord që
modelin e zhvillimit duhet ta marrim
nga vendet që kanë dalje në Mesdhe
që janë anëtare të BE-së dhe që kanë
madhësinë e territorit dhe popullsisë
afërsisht sa të vendit tonë (prandaj nuk e
kuptoj dot logjikën e dobët të krahasimit
me Portin e Roterdamit në Holandë apo
TEC-et me qymyr në Gjermani). Nëse
shikon Malin e Zi, Kroacinë, Greqinë,
Portugalinë, Slloveninë, (pa llogaritur
Maltën dhe Qipron), asnjë nga këto nuk
është superfuqi industriale, por kanë
të gjithë prioritet turizmin. Industria e
transportit detar në Greqi zë vetëm 4.5%
e PBB me gjithë mundësitë fizike dhe
përvojën e gjatë për ta bërë dominant
këtë sektor në krahasim me turizmin.
Në 2007 në Kroaci, 7.2% e ekonomisë e
zinte agrikultura, 32.8% e zinte industria
(ndërtimi i anijeve, industria e përpunimit
të ushqimeve etj.) dhe 60.7% nga
sektori i shërbimeve (nga këto turizmi
zë 23% e PBB-së në ekonomi dhe 26% e
numrit të të punësuarve).
Në Mal të Zi, turizmi zë 21% të PBBsë
në ekonomi dhe 24% të numrit të të
punësuarve, në Greqi turizmi zë 16% të
PBB në ekonomi dhe 20% të numrit të
të punësuarve, në Portugali turizmi zë
15.6% të PBB-së në ekonomi dhe 19%
të numrit të të punësuarve, në Slloveni
turizmi zë 12% të PBB në ekonomi dhe
13% e numrit të të punësuarve (në Qipro
turizmi zë 21% e PBB në ekonomi dhe
27% e numrit të të punësuarve).
Por edhe në vende gjigante të ekonomisë
evropiane apo edhe botërore si
Franca, Italia dhe Spanja turizmi zë një
vend dominant në ekonomi (në Francë,
turizmi zë 11% të PBB në ekonomi dhe
13% të numrit të të punësuarve, në Itali
turizmi zë 10% të PBB në ekonomi dhe
11% të numrit të të punësuarve dhe në
Spanjë turizmi zë 16% të PBB në ekonomi
dhe 17% të numrit të të punësuarve).
Ndoshta në një perspektivë afatgjatë,
nuk do sugjeroja kopjimin ekzakt të
modelit të Kroacisë, Malit të Zi, Qipros
apo Maltës ku turizmi është shumë dominant
në ekonomi (gjë që e bën atë të
varur nga ky sektor) dhe nuk mbështetet
shumë nga një sektor modern bujqësor,
dhe degë të tjera të shërbimeve, si sistemi
bankar, ai i sigurimeve, tregtia, etj.)
por gjithsesi në fazën e një vendi në zhvillim,
të gjitha këto vende që përmendëm
më sipër janë duke futur një sasi
të madhe valute në vend (p.sh. Kroacia
rreth 9 miliardë euro në vit!) i cili është
aq jetik për gjallërimin e ekonomisë.
Ajo që ne duhet të synojmë është
zvogëlimi i dominancës së sektorit të
bujqësisë në ekonomi, duke e modernizuar
atë, por kjo jo të zëvendësohet me
industrinë e rëndë, por me shërbimet
dhe kryesisht me turizmin. Shqetësimi
kryesor sot duket se po vjen nga investimet
në industrinë e rëndë që përmenda,
të cilat jo vetëm nuk do ndihmojnë në
rritjen e turizmit, por do rrezikojë edhe
atë volum të konsiderueshëm që turizmi
zë sot në PBB. Megjithatë, ka një hapësirë
për një rritje të masës së turizmit në
PBB dhe sidomos në punësim në vlerat
e 20%, gjithmonë nëse do zhvillojmë një
turizëm cilësor dhe të qëndrueshëm.
një nga çështjet që ka filluar
të diskutohet pavarësisht se
jo shumë qartësisht, është
edhe modeli i zhvillimit ekonomik të
vendit. Meqë shumë parametra të këtij
zhvillimi tashmë janë pozitivë, është e
domosdoshme që tani të përcaktojmë
se ç‘drejtim duam t‘i japim ekonomisë
së vendit tonë në 5-10 vitet e ardhshme.
Mendoj se një vendim i tillë, shumë i
rëndësishëm për të ardhmen tonë, nuk
mund të përcaktohet nga një politikan i
vetëm apo grup politikanësh, por duhet
të jetë një e drejtë që ta kenë të gjithë
grupet e interesit, me qëllim që të arrihet
një vendim i pjekur.
Deri tani, nuk e kemi pasur luksin
e një demokracie të tillë, por besoj se
të gjithë jemi dakord që sot, njerëzit
janë shumë më të vetëdijshëm se më
parë për rëndësinë që ka pjesëmarrja e
tyre në përcaktimin e fateve të vendit.
Po t‘u referohemi disa sondazheve të
fundit, meqë jemi në kohe fushate,
është pikërisht ai 10-20% i njerëzve të
pavendosur që nuk dëshiron të shkojë
ku ta çojë partia, por do që të përcaktojë
vetë fatet e jetës së tij. Dhe meqë të gjithë
jemi dakord se, pikërisht ky grup i të
pavendosurve do të përcaktojë fatet e
zgjedhjeve, politikanët pasi bindën me
dogma politike grupin e tyre të militantëve,
u duhet të fitojnë tashmë betejën
më të vështirë: të bindin të pavendosurit
(që janë kryesisht intelektualë, teknokratë,
biznesmenë etj.) se ç‘programe
reale ofrojnë dhe ç‘drejtim duan t‘i japin
zhvillimit të vendit.
Një nga sektorët kryesorë të ekonomisë
është edhe turizmi. Bizneset e
turizmit po presin dhe duan të dinë ç‘ka
menduar politika të bëjë me këtë sektor.
Flitet shpesh për fasadë, se turizmi është
sektor prioritar i ekonomisë. Por nëse
është dashur të merret një vendim ndërmjet
industrisë dhe turizmit, vendimi
është marrë gjithmonë në dëm të këtij
të fundit. Po ta marrim hartën turistike
nga Veriu në Jug, kudo ku ka potenciale
turistike. Mesa duket "lobingu antiturizëm"
është kujdesur ta shkatërrojë
atë: Shëngjini është betonizuar dhe ka
depozita nafte në bregdet; Krujës po i
marrin frymën fabrikat e çimentos; Golemi
dhe Shkëmbi i Kavajës janë pionierët
e modelit të shëmtuar të betonizimit
masiv të bregdetit; Saranda e shëmtoi
vetveten me ndërtime pa asnjë kriter,
duke përforcuar faktin se industria e
ndërtimit është më prioritare se turizmi;
e së fundmi i vihet vula me projektin e
ndërtimit të një porti të madh mallrash
në Vlorë (përsëri industria e naftës kishte
më shumë prioritet se turizmi), ndërkohë
që Mali i Zi ndërton portin më të madh
të Jahteve në Adriatik me kapacitet rreth
800. Po t‘u shtosh këtyre ligjin për ndalimin
e mjeteve lundruese që u zgjat në
kohë, megjithëse afati i ka skaduar (sepse
parlamentarët tanë nuk patën kohë të
merreshin me shfuqizimin e këtij ligji,
por na e lanë "dhuratë" edhe këtë vit,
duke dëmtuar sërish turizmin); ligjin e
të huajve që penalizoi hyrjet e shtetasve
nga disa vende të rajonit dhe vende me
shumë interes turistik, si Rusia, Ukraina
etj., po ashtu edhe heqjen e licencim/
kategorizimit në turizëm, duket qartë se
turizmi është i fundit në listën e prioriteteve
të politikës.
Një fakt tjetër mbi dogmën se turizmi
është prioritar, është se ka mbi 10-15 vjet
që një nga investimet e vetme serioze
ndërkombëtare, ai i "Club Med" në Kakome
është tejzgjatur deri në lodhje prej
konflikteve të pronës dhe konflikteve
me komunitetin (duke i lënë pothuajse
në zero investimet e huaja në turizëm),
ndërkohë që të gjitha investimet industriale
janë mbyllur shumë më shpejt
megjithëse shumë prej tyre kanë pasur
po ashtu konflikt me komunitetin.
Nuk mund të jetë prioritet turizmi
kur Ministria e Turizmit ka qenë e fundit
për të cilën "është bërë luftë" për t‘u
marrë (dhe për t‘u mbajtur), nga ata që
kanë qenë në pushtet, dhe për më tepër
Ministrat e kësaj Ministrie (që lëvizin
edhe më shpesh se çdo Ministër tjetër)
nuk kanë pasur asnjë lidhje apo edukim
mbi turizmin dhe për rrjedhojë asnjë
vizion se çfarë do bëhej me këtë sektor
të rëndësishëm. Ndërkohë që në Kroaci,
ministri i Turizmit kërkoi dorëheqjen,
sepse qeveria nuk i pranoi kërkesën e
bërë nga Shoqata e Turizmit për uljen e
TVSH në 6% për akomodimet dhe 10%
për shërbimet e tjera turistike (sa për
informacion Shqipëria është i vetmi
vend në rajon që paguan 20% TVSH në
akomodim). Nuk mund të jetë prioritar
turizmi kur buxheti që i akordohet
MTKRS për zhvillimin e turizmit është
rreth 800 mijë euro, (duke qenë dhe më
i ulët sesa të gjithë sektorët e tjerë që ajo
ministri mbulon), dhe nga ky buxhet
për marketingun e vendit janë vetëm
300 mijë euro (sa një spot publicitar në
CNN!), ndërkohë që Mali i Zi caktoi këtë
vit 500 mijë euro vetëm për promovimin
e vendit në fqinjët e tij, dhe për të mos
përmendur këtu që Turqia
ka një buxhet prej 100
milionë eurosh vetëm për
marketingun!
Nëse sektori kryesor në
vend është bujqësia dhe
sektori me rritjen më të
madhe (rreth 20%) është
turizmi, logjika ta thotë
që fusha kryesore ku ne
duhet të fokusohemi në të
ardhmen duhet të jetë një
kombinim i zhvillimit të
industrisë së lehtë (agrikultura,
industria ushqimore
etj.) dhe shërbimeve,
ku rolin kryesor duhet ta
zërë turizmi. Por duke injoruar këtë
bazë ekzistuese të ekonomisë, është
zhgënjyese për të gjithë industrinë tonë
të turizmit që të shikojmë se investimet
kryesore dhe deklaratat e disa politikanëve
kanë fokus kryesor industrinë
e rëndë. Ne kemi fatin e madh që të
jemi në grupin e vendeve të Mesdheut,
i cili synohet nga i gjithë tregu turistik
botëror, dhe na ka falur natyra këtë
klimë të mrekullueshme, këtë diversitet
relievi, mbi 400 km bregdet dhe këtë
kulturë unike. Atëherë si ka mundësi
ta injorojmë gjithë këtë potencial për
zhvillimin e vendit dhe të kërkojmë të
ndërtojmë të ardhmen nga hiçi, nga
industritë e rënda, të naftës, TEC-eve,
fabrikave të çimentos, e deri te centralet
bërthamore?! Nuk është e ndershme
të luhet me varfërinë e njerëzve duke i
detyruar ata të pranojnë çdo lloj investimi
mjaft që të kenë një vend pune.
Për të parë se çfarë të mirash na solli
industria në ekonomi dhe sidomos në
mjedis, mjaft që të kujtojmë helmin që
shpërndante metalurgjiku i Elbasanit në
qiellin e këtij qyteti, ndotjen e Fabrikës
së Sodës në Vlorë, të Azotikut në Fier,
Superfosfatit në Laç, ndotjen e naftës në
Roskovec dhe Ballsh etj. Kjo pavarësisht
"fatit të madh" që ne kemi që gjithmonë
na sjellin teknologjinë më të fundit në
botë që nuk është aplikuar askund më
parë (edhe këto investime të kohës së
komunizmit mund të kenë qenë në kohën
e tyre teknologji moderne, fundin
e tyre negativ e shikojmë të gjithë). E
përsëris, ne kemi me bollëk diell, det,
e gjelbërim, nuk kemi naftë, qymyr e
uranium, atëherë kush është logjika e
këtyre investimeve dhe e kësaj të ardhmeje?!
Mos duam të kompensojmë tani
revolucionin industrial që bota e ka bërë
100 vjet më parë, duke vazhduar të jemi
100 vjet mbrapa, ndërkohë që theksi sot
në botë vihet te mjedisi dhe zhvillimi i
qëndrueshëm i ekonomisë?
Një nga pikat më problematike të
zhvillimit të deritanishëm ka qenë dhe
papunësia. Avantazhi më fantastik i
turizmit është se krijon efekte pozitive
të shumëfishta dhe dytësore edhe në
sektorët e tjerë ndihmës që kanë lidhje
me të, si bujqësia, industria përpunuese
ushqimore, prodhimet artizanale,
tekstilet, etj. Pra sektori i turizmit që sot
punëson rreth 140 mijë punonjës ndihmon
që të shtohen të punësuarit në të
gjithë sektorët e tjerë që kanë lidhje me
turizmin. Nëse ne do ndërtojmë TEC-e
në bregdet apo porte mallrash, kjo nuk
është ndonjë zgjidhje për hallet e qytetarit
të Kolonjës, Skraparit apo Tropojës,
sepse nuk besoj se do të donim që edhe
ata qytetarë që kanë ngelur andej të vinin
nga halli të punonin hamall në Vlorë
apo në TEC-et e Durrësit. Kurse avantazhi
i turizmit është që u jep punë edhe
deri zonave më të thella si në modelin e
Thethit p.sh., sepse turisti është kurioz
të vizitojë të gjithë vendin. Atëherë si ka
mundësi që politikanët "u qajnë hallin"
të punësuarve që nga Tregu Çam e deri
te rrobaqepësia e lagjes, dhe asnjë nuk
denjon të pyesë se ç‘hall kanë ata që
punojnë në turizëm? Si ka mundësi që
bëjnë gara se kush do hapë më shumë
vende pune dhe nuk mendojnë se rruga
më e lehtë dhe e logjikshme për të
arritur ato numra vendesh të reja pune
është nëpërmjet zhvillimit të turizmit?
Nëse do marrim një shembull: bujqësia
është fokusi kryesor i shumë partive sot
dhe turizmi u sjell një treg të gatshëm
prej rreth 1.5 milionë turistësh (po të
marrim një shifër pak më realiste sesa
ajo mediatike) fshatarëve që t‘u shesin
prodhimet e tyre, një mundësi që nuk
do të arrihej nëse do të synonin të çanin
tregun e huaj në mënyrë që të shesim po
të njëjtat prodhime në vendin e origjinës
së këtyre turistëve.
Turizmi zë rreth 50% të totalit të eksporteve
në vend, mbi rreth 11% të numrit
të punësuarve, zë 4% të Prodhimit
të Brendshëm Bruto (PBB) në industri
dhe rreth 14% të PBB-së në ekonomi
(të dhënat e marra nga WTTC (Këshilli
Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit)
i cili përcakton si PBB të turizmit në
industri kontributin direkt në industri,
kurse PBB-ja e turizmit në ekonomi
përfshin kontributin direkt dhe indirekt
të turizmit nga bizneset e turizmit dhe
nga bizneset që u ofrojnë prodhimet
dhe shërbimet sektorit të turizmit (si
bujqësia, prodhimet artizanale etj.).
Koncepti i PBB-së të turizmit në ekonomi
përdoret kur duam të kuptojmë
impaktin e vërtetë dhe total të turizmit
në ekonominë e një vendi.
Të ardhurat nga turizmi llogariten
mbi 1 miliard euro në vit, duke kaluar
edhe remitancat (të ardhurat që vijnë
nga emigrantët). Pra të gjitha parametrat
e zhvillimit të turizmit në vend janë më
të larta se çdo sektor tjetër,
atëherë si ka mundësi që të
injorohet një sektor i tillë
nga politikanët tanë?! Dhe
të mos harrojmë që këto
parametra pozitivë janë
fryt i një zhvillimi pothuajse
spontan dhe kaotik i
turizmit. Po sikur vërtet ta
konsiderojmë këtë sektor
më prioritarin e zhvillimit
të vendit (dhe ta zhvillojmë
ashtu siç duhet), e
mendoni sa shumë më
pozitive do të jenë shifrat e
mësipërme?
Unë e kuptoj se ne kemi
një përvojë të pakët në turizëm, (rreth
15 vjet) gjë që bën që njerëzit të jenë
më pak të vetëdijshëm në avantazhet
e turizmit dhe që politikanët të rezervohen
në atë që thonë për turizmin pikërisht
prej mungesës së njohurive dhe
ekspertizës, por duke e shmangur atë,
problemi nuk zgjidhet, sepse nuk është
faj të mos dish, por të mos pyesësh.
Politikanët tanë nuk mund të vazhdojnë
të kenë më luksin të fusin në vend
mbi 1 miliard euro nga turizmi dhe nga
ana tjetër të investojnë për turizëm më
pak se 0.1% e asaj që i marrin. Po ia
morëm frymën me investime të industrisë
së rëndë, dhe po nuk u investuan
shuma të paktën 10 herë më të mëdha
sesa investohet sot në zhvillimin e turizmit
(natyrisht sipas një strategjie të
qartë), ne nuk do kemi një produkt turistik
me të cilin mund të konkurrojmë,
dhe shpejt nuk do flitet më as për rritje
spontane apo kaotike. Dhe nëse ndonjë
konkurrent fqinj do na urojë për këtë
zgjedhje, fëmijët tanë do na mallkojnë
që nuk kemi ditur ta vlerësojmë dhe
zhvillojmë këtë vend për atë që natyra
na ofron me bollëk.
Nëse ky sektor na referohet si prioritar
në zhvillimin e vendit nga organizata
serioze ndërkombëtare, nëse fqinjët
tanë (dhe të gjitha vendet e Mesdheut)
kanë të gjithë fokusin kryesor në zhvillimin
e turizmit, dhe nëse siç thashë, me
një zhvillim deri tani kaotik, të gjithë
parametrat janë shumë premtues dhe
pozitiv, atëherë përse kërkojmë të jemi
superfuqi atje ku nuk na takon, pse kërkojmë
ta vazhdojmë akoma modelin e
zhvillimit të vendit me industrinë e rëndë
si atëherë kur ndërtonim metalurgjik,
superfosfate dhe deri tek traktorë me
forcat tona?! Si ka mundësi që injorojmë
një sektor kryesor me parametra të tillë
duke tentuar të krijojmë nga zero zhvillime
industriale në dëm të turizmit që na
sjell pjesën më të madhe të të ardhurave?!
Efektet negative në mjedis dhe investimet
më të mëdha që industria e rëndë
kërkon janë një dizavantazh i madh nëse
do krahasoheshin me investimet më të
vogla dhe jetëgjatësinë më të madhe të
investimeve në turizëm.
Besoj se të gjithë jemi dakord që
modelin e zhvillimit duhet ta marrim
nga vendet që kanë dalje në Mesdhe
që janë anëtare të BE-së dhe që kanë
madhësinë e territorit dhe popullsisë
afërsisht sa të vendit tonë (prandaj nuk e
kuptoj dot logjikën e dobët të krahasimit
me Portin e Roterdamit në Holandë apo
TEC-et me qymyr në Gjermani). Nëse
shikon Malin e Zi, Kroacinë, Greqinë,
Portugalinë, Slloveninë, (pa llogaritur
Maltën dhe Qipron), asnjë nga këto nuk
është superfuqi industriale, por kanë
të gjithë prioritet turizmin. Industria e
transportit detar në Greqi zë vetëm 4.5%
e PBB me gjithë mundësitë fizike dhe
përvojën e gjatë për ta bërë dominant
këtë sektor në krahasim me turizmin.
Në 2007 në Kroaci, 7.2% e ekonomisë e
zinte agrikultura, 32.8% e zinte industria
(ndërtimi i anijeve, industria e përpunimit
të ushqimeve etj.) dhe 60.7% nga
sektori i shërbimeve (nga këto turizmi
zë 23% e PBB-së në ekonomi dhe 26% e
numrit të të punësuarve).
Në Mal të Zi, turizmi zë 21% të PBBsë
në ekonomi dhe 24% të numrit të të
punësuarve, në Greqi turizmi zë 16% të
PBB në ekonomi dhe 20% të numrit të
të punësuarve, në Portugali turizmi zë
15.6% të PBB-së në ekonomi dhe 19%
të numrit të të punësuarve, në Slloveni
turizmi zë 12% të PBB në ekonomi dhe
13% e numrit të të punësuarve (në Qipro
turizmi zë 21% e PBB në ekonomi dhe
27% e numrit të të punësuarve).
Por edhe në vende gjigante të ekonomisë
evropiane apo edhe botërore si
Franca, Italia dhe Spanja turizmi zë një
vend dominant në ekonomi (në Francë,
turizmi zë 11% të PBB në ekonomi dhe
13% të numrit të të punësuarve, në Itali
turizmi zë 10% të PBB në ekonomi dhe
11% të numrit të të punësuarve dhe në
Spanjë turizmi zë 16% të PBB në ekonomi
dhe 17% të numrit të të punësuarve).
Ndoshta në një perspektivë afatgjatë,
nuk do sugjeroja kopjimin ekzakt të
modelit të Kroacisë, Malit të Zi, Qipros
apo Maltës ku turizmi është shumë dominant
në ekonomi (gjë që e bën atë të
varur nga ky sektor) dhe nuk mbështetet
shumë nga një sektor modern bujqësor,
dhe degë të tjera të shërbimeve, si sistemi
bankar, ai i sigurimeve, tregtia, etj.)
por gjithsesi në fazën e një vendi në zhvillim,
të gjitha këto vende që përmendëm
më sipër janë duke futur një sasi
të madhe valute në vend (p.sh. Kroacia
rreth 9 miliardë euro në vit!) i cili është
aq jetik për gjallërimin e ekonomisë.
Ajo që ne duhet të synojmë është
zvogëlimi i dominancës së sektorit të
bujqësisë në ekonomi, duke e modernizuar
atë, por kjo jo të zëvendësohet me
industrinë e rëndë, por me shërbimet
dhe kryesisht me turizmin. Shqetësimi
kryesor sot duket se po vjen nga investimet
në industrinë e rëndë që përmenda,
të cilat jo vetëm nuk do ndihmojnë në
rritjen e turizmit, por do rrezikojë edhe
atë volum të konsiderueshëm që turizmi
zë sot në PBB. Megjithatë, ka një hapësirë
për një rritje të masës së turizmit në
PBB dhe sidomos në punësim në vlerat
e 20%, gjithmonë nëse do zhvillojmë një
turizëm cilësor dhe të qëndrueshëm.