Topalli: Në mandatin e dytë do të rrisim punësimin
Kryetarja e Kuvendit vijoi turin e takimeve të saj me qytetarët shqiptarë atje ku ata punojnë dhe jetojnë. Pas mitingjeve dhe takimeve në salla të mëdha dhe sheshe, kryeparlamentarja ka preferuar të zbresë nëpër lagje, rrugë e rrugica për t‘u njohur më nga afër me hallet e shqiptarëve. Në bisedat e tyre, qytetarët u shprehën se ndryshimin e Shqipërisë e shohin kudo, në përmirësimin e infrastrukturës, rrugëve, ndërtimin e ujësjellësve, shkollave për fëmijët e tyre. Në rrugëtimin e saj elektoral, Kryetarja e Kuvendit, u ka kushtuar një vëmendje të veçantë takimeve dhe bisedave miqësore me përfaqësues të biznesit të vogël në qendrat e tyre të tregtimit.