PRONARET E VOTAVE
Përsëri zgjedhje. Përsëri jemi
objekt dhe subjekt përjetimi i
konfliktualitetit të politikës së
sotme shqiptare. Për herë të
parë kuptojmë se kanë kaluar 20 vite
që ëndërrojmë dhe shpresojmë në një
demokraci reale e për të gjithë dhe jo në
interes të një grushti individësh të pangopshëm
me pushtet e prona. Përsëri,
po këta luftojnë me të kaluarën, përballë
atyre që kanë punuar e luftuar çdo moment
të jetës për kulturën demokratike.
Ndërsa ne, pafundësisht jemi duke
u ndërgjegjësuar ditë pas dite se politika
bardhë e zi apo kuq e blu nuk po
mundet t‘i ofrojë qytetarit të thjeshtë
besim dhe përgjegjësi për kontribute
reale në zhvillimin dhe demokratizimin
e institucioneve tona, por përkundrazi
favorizohen spekulimi dhe abuzimi
ekonomik e financiar, në interes të
grupeve me moral të paqëndrueshëm
politik dhe qytetar.
Kjo frymë shoqërore e ngritur në kult
nga politika konfliktuale e këtyre viteve
e ka çmotivuar njeriun për interesin
ndaj punës dhe e ka ndarë shoqërinë në
tri opinione formale: hajdutë, idealistë
dhe dembelë. Akuzojmë njëri-tjetrin
për hajdutë; idealistë prezantohemi të
gjithë; si ata që punojnë me ndershmëri,
edhe ata që u bëjnë shërbime partive në
pushtet, për të mbuluar vjedhjet dhe
abuzimet administrative. Politikanët
e sotëm duhet të ndjejnë fajësinë për
kthimin e këtyre intelektualëve dhe
profesionistëve në grupe "dembelësh e
sehirxhinjsh" ndaj politikave joeficente
të mbështetura nga militantët, servilët,
meritokratët dhe aristokratët klanorë
"të kulluar", të cilët për të ruajtur sa më
gjatë kontrollin administrativ e financiar
të pushtetit, që u ofron benifice
të pamerituara dhe të pajustifikuara
moralisht, ushtrojnë dhunë verbale e
psikologjike në rrafshin lokal e kombëtar
ndaj njerëzve me aftësi profesionale dhe
tipare humane. Strategjia plot "moral" e
frymë "demokratike" e politikës shqiptare,
në këto vite është ngatërruar keqas
nëpër veprime dhe interesa teknikisht
të patestuara nga ana e partive politike,
pikërisht se e ka përçmuar dhe është
distancuar nga opinioni i njerëzve që
qëndrojnë përtej politikave shabllone e
jofunksionale.
Kjo pamje e zymtë nuk na pengon të
shohim dritë, përkundër do të na shkundë
gjykimin për të vlerësuar politikën
si një sakrificë dhe jo si privilegje që
të ngarkojnë me detyrim ndërgjegjen.
Problemet nuk mund të numërohen
kurrë nga një individ i vetëm apo familja
e tij, sepse marrin një efekt elektoral
dhe të paplotë për demokracinë. Tani
ka ardhur koha që politika dhe media
të anketojnë deri në detaje komunitetin,
se deri ku ka vajtur shkalla e mjerimit
social-ekonomik të familjes dhe
individit shqiptar, për të konkretizuar
përgjegjësitë ligjore të atyre që luajnë me
shpresën për një shoqëri të të gjithëve.
Kur mendojmë se jemi për një politikë
të re, përtej të majtës e së djathtës, nuk
nënkuptojmë tejkalimin e vlerave të
mira që ofruan shumë njerëz të nderuar
në politikën shqiptare, por përkundër të
zbresim në shesh, aty ku janë zhvilluar
betejat elektorale dhe të veçojmë vlerat
humane, që bashkojnë dy krahët e politikës,
t‘i shkëpusim këta politikanë nga
ngarkesat nepotike dhe klanore, nëpërmjet
ofrimit me njerëz profesionistë e
të ndershëm, në realizimin e misionit
të politikave. Kjo duhet të jetë politika
e re, e cila do krijojë raporte njerëzore
dhe reale midis politikave dhe qytetarit.
Ne që kërkojmë një "politikë të re",
do të marrim nënqeshjen e "politikës së
vjetër", e cila nisur nga e njëjta filozofi
ka zbatuar e para dhe në mënyrë konspirative
parimin përtej të majtës e së
djathtës, gjatë këtyre viteve, duke krijuar
pika komunikimi jotransparente midis
partive dhe publikut nëpërmjet individësh
me raporte familjare dhe interesa
klanore, për përfitime e privilegje dhe
përtej vështirësive ku jeton elektorati
i majtë dhe i djathtë. "Politika e vjetër"
u instalua duke kombinuar "elitën e
pashkolluar" (shkolla partie, nate, kurse
dhe shkolla part-time) me "të fortët e
komanduar" të klaneve fisnore, pasi
ekuilibri i një shtrese të mesme shoqërore
nuk ishte lejuar të stabilizohej asnjë
moment nga agresiviteti politik i këtyre
dy "forcave" gjatë 50 viteve. Këta "politikanë
të vjetër" e kthyen demokratizimin
e politikës dhe qeverisjen, për 20 vite,
në një shkollë për familjet e të afërmit e
tyre të pashkolluar e të pakulturuar, në
shërbim të interesave të tyre ekonomike,
ndërkohë që shtresat e mesme dhe profesionistët
nëpërkëmbeshin sa majtas e
djathtas. Sot kanë kurajo të thonë se janë
politikanë "të sprovuar" e "të vjetër", pa
iu ardhur keq dhe pa u ndjerë fajtorë për
lënien e shoqërisë peng të zhgënjimit.
Fryma e re e demokracisë dhe "politika
e re" nuk rrezikon as të majtën e as
të djathtën, por u hap sytë njerëzve që
të votojnë në ato politika, njerëzve me
filozofi reale e koncepte të thjeshta mbi
përfaqësinë dhe detyrimin që kanë ndaj
shtresave reale dhe të ekuilibruara shoqërore.
Kontakti dhe testimi i detajuar
sipas shtresave dhe niveleve shoqërore,
i ofron elektoratit përgjegjësinë dhe
transparencën për të bashkëgjykuar
dhe studiuar problemet që ekzistojnë,
si mënyrë e vetme që ata të fillojnë të
vendosin se cili është profili politik real
i zgjidhjes së problemeve.
Vetëm kjo politikë e gjithëpërfshirjes
e nxjerr individin jashtë kufizimeve
elektorale të gjykimit politik, që i koncepton
çështjet dhe politikat publike
të përqendruara vetëm në procesin
zgjedhor. Është pikërisht abuzimi
politik brenda këtij procesi zgjedhor, i
cili ka shpërfytyruar tashmë interesat e
shoqërisë civile.
"Përtej të majtës e së djathtës" nuk
është thjesht një postulat i liderit të
së majtës, por është një shqetësim
mbarëpopullor për të gjetur kthjelltësinë
e hapësirës ku do të kontribuojë
gjithkush në zhvillimet demokratike,
të cilat kanë pasur një kosto të tepruar
në jetën shqiptare, është bilanc
i deformimit moral të njeriut përballë
presionit politik të militantëve ngatërrestarë,
si "dele të zellshme" majtas
apo djathtas, është bilanc i ndeshjes së
ëndrrës së qytetarit për demokraci me
inventarë investimesh të shpërdoruara,
që zhbëhen pa kaluar disa vite, për t‘i
rinisur nga e para për të disatën herë, si
mundimi i Sizifit...