E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka: Premtojmë se do të bëjmë zgjedhje të lira

Presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, vijoi dje takimet e tij elektorale në qytetin e Lezhës. Në fjalën e tij para banorëve të qytetit, Ceka premtoi se më 28 qershor do të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme duke plotësuar kështu një nga standardet kryesore të Bashkimit Evropian. Sipas Cekës, shqiptarët duhet të votojnë partitë e koalicionit të djathtë në këto zgjedhje për t‘i dhënë mundësi qeverisë dhe Kryeministrit Sali Berisha që të çojë deri në fund projektet e nisura. "Projekte nga të cilat Lezha do të përfitojë mjaft duke ndryshuar imazhin e saj", tha Ceka. Gjithashtu, ai premtoi se deri më tani janë bërë shumë me realizimin e reformave kryesore siç është anëtarësimi në NATO, apo aplikimi për t‘u bërë vend anëtar i BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›