E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TURQI – Erdogan ofron organizimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës

STAMBOLL, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ofruar edhe një herë organizimin e negociatave për paqen që synojnë zgjidhjen e konfliktit.

“Turqia, një vend i NATO-s me lidhje me Ukrainën dhe Rusinë, do të ishte i lumtur të priste dhe ndërmjetësonte bisedimet e paqes mes dy vendeve”, tha sot Erdogan në një fjalim.

Presidenti turk tha se kishte diskutuar për këtë çështje, javën e kaluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Ankara.

Erdogan tha më herët se Turqia ishte vendi “ideal” për negociatat e mundshme të paqes. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›