TURQI – Vriten dy oficerë policie gjatë një sulmi në rajonin policor në Izmir

ANKARA, 8 shtator /ATSH/- Një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme sulmoi sot me një pushkë gjahu një rajon policie, në Turqinë perëndimore, duke vrarë dy oficerë policie, thanë zyrtarët, sipas AP.
Guvernatori i provincës së Izmirit, Suleyman Elban tha se dy oficerë të tjerë policie dhe një civil u plagosën gjatë sulmit, në lagjen Balcova të Izmirit, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.
Sulmuesi u arrestua dhe motivi është nën hetim.
Raportet e lajmeve thanë se një adoleshent, i cili nuk është identifikuar, u kap nga policia pasi u qëllua në këmbë.
Sipas një raporti, adoleshenti kreu sulmin vetëm disa ditë pasi u lirua nga paraburgimi, në hakmarrje për keqtrajtimin në rajonin e policisë.
“Sulmuesi jetonte në të njëjtën rrugë me rajonin e policisë dhe përdori një pushkë gjahu që i përkiste babait të tij gjatë sulmit”, tha Elban.
Sulmuesi, fillimisht qëlloi dhe vrau një oficer policie që po bënte roje përpara rajonit.
Viktima e dytë ishte një inspektor kryesor i policisë i cili u vra gjatë një përleshje. //a.i/