E Shtunë, 31 Tetor 2026

TV ET1: Një greknë Shqipëri, njëshqiptare në Greqi

ATHINE- “Një grek në Shqipëri, një shqiptare në Greqi” – kështu titullohej episodi i 13 i së hënës mbrëma, në kuadër të cilklit “Mysafirët” në televizionin ET1 Greqi, ku personazhe ishin një mjek nga Greqia, i cili jeton e punon në Tiranë dhe një stomatologe nga Shqipëria që jeton e punon me familjen në Athinë.

Çfarë mund të kenë të përbashkët një mjek grek, i cili punon prej disa muajsh në një klinikë të themeluar rishtazi në Tiranë, dhe një stomatologe shqiptare, e cila jeton me familjen e saj në Athinë?

Kur dëgjon dy historitë, distanca mes Shqipërisë dhe Greqisë zvogëlohet, ndërkohë që personazhet rrëfejnë përvojat e tyre, njohjen me një komb tjetër, mënyrën se si kanë zgjedhur për të mbijetuar në një tokë të huaj dhe paragjykimet që kanë hasur, të cilat me sa duket nuk i kanë penguar ata të ndjekin ëndrrat që kanë patur.

Petro, mjeku nga Greqia, që jeton në Tiranë
"Sa më shumë që shoqërohem me ta, aq më shumë kuptoj se janë njerëz të përzemërt. Edhe pse kanë kaluar kohë të vështira, janë të mirë dhe korrekte. Nuk është një fjalë e urtë që mund të thuhet në këtë rast, por mund ta them me bindje se "varfëria ka dinjitet" në Shqipëri” – kështu u shpreh mjeku grek për televizionin.
Ai është 37 vjec punon në një klinikë në Tiranë. U largua nga Greqia, jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për t'u përballur me një sfidë të re të luftës për shëndetin në një mjedis ndryshe. Petro tha se kthehet në Greqi dy fundjava në çdo muaj për të vizituar familjen. Duke e njohur Shqipërinë nga dita në ditë, ai pranoi se ajo ka filluar të jetë dashuria e tij e re.
"Dua që fëmijët tanë të jenë krenarë për origjinën e tyre, ashtu sic duhet të jenë krenarë edhe fëmijët shqiptarë që rriten në Greqi, për origjinën e tyre: kurrë fëmijët tanë nuk duhet të turpërohen nga rrënjët e prindërve të tyre" – tha mjeku.

Albina nga Fieri jeton e punon në Athinë
Albina është 41 vjeç, një dentiste me klinikën e saj në Athinë. Ai jeton në lagjen Eritrea e Re me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët, të cilët ndjekin shkollën.
Ajo erdhi në Athinë me burrin e saj, sapo përfundoi shkollën e stomatologjisë dhe në Greqi bëri njohjen e diplomës dhe pas shumë përpjekjesh arriti të hapë klinikën e saj private.
Ajo punon shumë në klinikë por gjithashtu dhe kujdeset për fëmijët që ata të mësojnë e të bëhen njerëz të vlefshëm. Ajo kujdeset gjithashtu që ata kurrë të mos e harrojnë Shqipërinë; cdo verë së bashku me ta ajo viziton Shqipërinë për të takuar të afërmit.
E gjithë jeta është luftë – thotë Albina – dhe ajo që dëshrojmë të gjithjë është që në këtë luftë të dalim fitimtarë.

Episodi i së Hënës në mbrëmje ishte pjesë e një serie dokumentarësh me titullin “Mysafirët”, që është duke transmetuar Televizioni shtetëror grek ET1. Cdo episod i këtij dokumentari ka protagonistë dy njerëz: një grek që jeton në një vend të huaj, si një brez i parë ose i dytë emigrantësh, dhe një i huaj që jeton në Greqi. Qëllimi i këtij dokumentari është për të treguar dallimin dhe të përbashkëtat e këtyre njërëzve, dhe në fund të fundit realitetin që ata jetojnë; largimin nga shtëpia ku kanë lindur, drejt një vendi të huaj, që do të bëhet si shtëpia e tyre. Reportazhi televiziv në ET1 u mbyll me tingujt e një serenate korcare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›