E Shtunë, 31 Tetor 2026

TV kabllorë që vjedhin kanalet e "DigitAlb"-it

Gazetarët e "Fiks Fare" u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë për të kryer disa verifikime lidhur me kabllorët që vjedhin ndeshjet që transmeton "DigitAlb"-i.

Në Durrës, punonjësja e kabllorit thotë që ndeshjet i japin, por jo gjithmonë. Në Kavajë punonjësi i kabllorit thotë se lidhur me ndeshjet ka një javë që ka një problem të vogël. "Por normalisht i kemi dhënë të gjitha. Ka nja 4-5 ditë që kemi stopuar njëherë sepse kemi një problem". Në Divjakë, thuhet se transmetojnë ndeshje, por të kufizuara. Në Patos, punonjësi pranon se gjatë transmetimit të ndeshjeve mund të heqë kanalin "Bang Bang" dhe vendos sport, "Scy", "Canale 5", "Koha", "Top-Channel", "Kombi", është "DigitAlb 7", jep vetëm filma shqiptarë. Pra kanalin T: "Ndeshjet i jap unë, kjo është qendra dhe pajisjet i kam këtu brenda vetëm të keni shtëpinë afër". Në Sarandë, punonjësja e TV kabllorit na thotë që nuk vendosin ndeshje.

Shkodër, punonjësi i TV kabllorit thotë që për momentin nuk vendosin ndeshje se kështu ka thënë Tirana, ndërsa nga pamjet duket qartë që në darkë vendosin ndeshje te kanalet bullgare siç e quajnë dhe vetë ata. Në Lezhë kamerieri na thotë që vazhdimisht transmetojnë ndeshje të Champions League dhe në Laç, punonjësi i TV kabllorit thotë se japin ndeshjet e kërkuara siç janë ato të Champions League. Në Peshkopi, pronari i TV kabllorit thotë se jep filmat e "DigitAlb"-it dhe "SuperSport", ndërsa në Bulqizë pronari i TV kabllorit duke i kaluar kanalet me radhë na thotë që ka "DigitAlb"-in dhe SUPERSPORT 2.

Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit, ka filluar të marrë masat e para ndaj fenomenit të piraterisë, duke ndëshkuar me gjoba disa operatorë kabllorë, që në mënyrë të paligjshme vazhdojnë transmetimin e programeve, ekskluzivitet i kompanive "DigitAlb" dhe paketës "SuperSport". Dje është zhvilluar një takim mes drejtuesve të "DigitAlb" e "SuperSport" dhe përfaqësuesve të KKRT, të cilët janë shprehur të gatshëm për të vazhduar masat ndëshkuese ndaj këtij fenomeni, por kanë pranuar se duhet bashkëpunimi i institucioneve të tjera si policia tatimore, ajo e rendit, dhe organizmave ndërkombëtarë për zhdukjen e piraterisë.

Por KKRT, përveçse nuk ka kapacitete teknike dhe njerëzore për kontrollimin e këtyre operatorëve kabllorë, nuk ka edhe një politikë afatgjatë për licencimin e tyre. Mospërmirësimi i ligjit aktual u le shumë hapësira abuzimi operatorëve kabllorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›