Legalizimet e diplomave: kriteret dhe pagesat për studentët
Studentët, të cilët duan të legalizojnë dokumentet e tyre lidhur me listën e notave, diplomave, specializime apo procedura të tjera arsimore duhet të plotësojnë disa kritere. Rektorati i Universitetit të Tiranës, dy ditë më parë ka hapur procedurat për legalizim dhe konfirmim dokumentesh. Dokumentet, të cilat pranohen për t‘u legalizuar, duhet të jenë të lëshuara nga fakultetet e Universitetit të Tiranës: Ekonomiku, Juridiku, Histori-Filologjia, Gjuhët e Huaja, Shkencat Sociale, Mjekësia, Infermieria, Shkencat Sociale. Për verifikimet e dokumentacionit brenda territorit të vendit, merren parasysh vetëm ato "shkresa" të firmosura e vulosura nga fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Tiranës. Të interesuarit duhet të dorëzojnë të dhënat e tyre pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe të presin deri në përmbushje të afatit. Ndërkohë që për studentët që konfirmojnë dokumentacionin si pjesë e procedurave për vazhdimin e studimeve në universitetet jashtë duhet të bëjnë pagesën në llogarinë përkatëse. Ndërkohë që kërkesën për konfirmim në Drejtorinë e Komunikimit pranë rektoratit të UT-së duhet ta dërgojë institucioni dhe jo studenti.
Verifikimi për brenda
Dokumentet që pranohen për t‘u verifikuar janë: diplomë, listë notash, program mësimor, vërtetime, mbrojtje gjuhe pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, diplomë specializim, listë notash specializim. Për studentët që kërkojnë legalizim të këtyre dokumenteve për procedura brenda vendit në fillim duhet të kryejnë pagesën prej 400 lekësh pranë bankës "Credins", "Lënda konfirmim dokumentesh për rektoratin me nr. llogarie 589007".
Dokumentet dorëzohen pranë Drejtorisë së Komunikimit.
Sipas rektoratit të Universitetit të Tiranës, menjëherë pas marrjes së informacionit procedurat nisin nga verifikimet dhe legalizimi përfundimtar i dokumentacionit bëhet i mundur pas 12 ditësh.
Konfirmimi për jashtë
Rektorati i Universitetit të Tiranës ka njoftuar se tashmë është i hapur afati edhe për konfirmimin e dokumenteve, bëhet fjalë për të interesuarit jashtë territorit të vendit. Në fillim, procedura e parë që duhet të realizohet është kryerja e pagesës pranë bankës "Credins" prej 30 eurosh në nr. llogarie 589007, "Lënda konfirmim dokumentesh për rektoratin". Pas konfirmimit të dokumentacionit, përfundimisht specialistëve do t‘u duhet 30 ditë kohë për të zbatuar të gjitha hallkat për të përftuar informacionin e kërkuar. Sipas rektoratit, kjo procedurë zgjat plot një muaj. "Institucioni që ka dërguar kërkesën për konfirmim, i dërgohet një shkresë, ku vërtetohet ose jo origjinaliteti i dokumentacionit. Kjo shkresë nuk shoqërohet me asnjë dokumentacion shtesë", sqaron zyrtarisht rektorati i Universitetit të Tiranës. Në një tjetër sqarim lidhur me procedurat e legalizimit, rektorati i UT-së shkruan se: "Ne asnjëherë nuk u dërgojmë dokumente institucioneve jashtë vendit me kërkesën e të interesuarve, por vetëm atëherë kur vihemi në lëvizje me kërkesë zyrtare nga vetë institucioni".