E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimi psikologjik shkollor

Gjatë vitit të kaluar shkollor është futur në rrugën e konsolidimit ofrimi i shërbimit psikologjik shkollor. Këtë vit, dikasteri i arsimit kërkon ta përmirësojë më tej këtë shërbim. "Tërheqim vëmendje në këto pika", thuhet në sugjerimet e këtij viti. Në fillim të vitit shkollor duhet të jenë zëvendësuar të gjithë psikologët ekzistues që nuk kanë arsimin përkatës me psikologë të kualifikuar. Të sigurohet kabineti i shërbimit psikologjik dhe pajisjen e tij në të gjitha shkollat që ofrojnë këtë shërbim. Duhet të ngrihet në çdo shkollë ku funksionon shërbimi, grupi i mbështetjes së psikologut. Po ashtu udhëzimi sqaron se shtrirja e shërbimit psikologjik shkollor në të gjitha kopshtet dhe shkollat të vijojë të bëhet në mënyrë të përshkallëzuar vetëm pasi të sigurohet specialisti me arsim përkatës dhe kabineti i psikologut i pajisur në shkollë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›