TVSH e prodhimeve bujqësore, ekspertët rekomandojnë përshtatjen në funksion të tregut Evropian

TVSh e produkteve bujqësore duhet t’i përgjigjet ndryshimit të prodhimit e standardeve. Sipërmarrës dhe përfaqësues i biznesit, Alban Zusi kërkon riorientimin e politikave fiskale më efektive.
“Në kushtet që prodhimi bujqësor shqiptar po ballafaqohet edhe me situata të tjera apo goditje të karakterit të standardeve etj. Rregullimi me urgjencë i çështjeve të TVSH do të ishte një masë e mirë që mund të merrej në mënyrë të veçantë për ti dhënë një impuls dhe një nxitje tregtisë së paku brenda vendit të produkteve bujqësorë”, tha Zusi.
Kërkesa biznesit është konkrete.
“Barazimi i TVSH në shitje dhe në blerje dhe kompensimi, njohja e TVSh së fermerit sa herë e blen industrialisti apo tregtari shqiptar brenda vendit”, tha ai.
Edhe më konkret, Zusi i referohet një periudhe që kjo ndërhyrje ka dhënë efekte nga zbatimi.
“Fermeri mund të ketë një përfitim diku tek 30-35% po kështu edhe industria vendase dhe tregtia me pakicë që përdor produktet e vendit dhe ato do të kenë ulje te kostove me 20-25% sepse do të marrin produktin vendas i cili nuk ka kostot e transportit“, theksoi ai.
Sipas ekspertit Zusi, efekti zinxhir zbret deri çmimi në treg.
“Edhe për konsumatorin vendas do të marrë produktin e vendit minimalist do ti kursehet kostoja e transportit të produkteve që vijnë nga jashtë dhe nga ana tjetër edhe buxheti i shtetit do marri më shumë para sepse sektori do të formalizohet”, tha Zusi.
Gazetare: Entela Kumnino
/rtsh.al/