Vizat, Maqedonia terhiqet zyrtarisht
SHKUP - Regjimi i vizave per qytetaret e Shqiperise mbetet ai qe ka qene deri tani, pa asnje ndryshim. Deklarimin e ka bere dje per agjencine shteterore te lajmeve shqiptare, zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Maqedonise, Sasho Kokallanov. "Tani per tani, regjimi i vizave per shtetasit shqiptare mbetet i njejte, sic ka qene. Dy ministrite jane ne bisedime me eksperte te vecante per te zgjidhur sa me shpejt kete ceshtje", tha Kokallanov. Sipas ligjit te ri te Maqedonise, qe ka hyre ne fuqi me 1 janar dhe do fillonte te zbatohej per shtetasit shqiptare me 1 shkurt, Maqedonia nuk do te jepte me viza ne kufi, por ne ambasadat dhe konsullatat e saj. Zyrtaret e Maqedonise kane thene se ky ligj "i ofron" Shqiperise "lehtesim vizash te ngjashem me ate qe BE i ka dhene nje kategorie te caktuar qytetaresh te Maqedonise". Ligji, sipas pales maqedonase "eshte ne pajtim me rekomandimet e Komisionit Evropian" dhe "ben pjese ne kushtet qe i jane vene Maqedonise per lehtesimin e vizave me vendet anetare te BE-se" dhe per procesin e liberalizimit te metejme te tyre. Ata kane thene edhe se "nuk ka ndryshuar ligji, por ka ndryshuar vendi i marrjes se vizes". Nderkaq, zyrtare te larte evropiane kane mohuar qe nje ligj i tille te jete kerkuar prej tyre dhe kane theksuar se ceshtjet e regjimit te vizave zgjidhen permes marreveshjeve dypaleshe. Shpallja e ligjit per nderprerjen e marrjes se vizave ne kufi, ngjalli reagime te forta nder subjektet politike shqiptare te Maqedonise, por edhe nga zyrtare lokale maqedonas, qe druajne demtimin e interesave ekonomike te zonave te tyre nga nje mase e tille. Qytetaret shqiptare ne te dy anet e kufirit si dhe media, e quajten kete hap si "antidemokratik", "antishqiptar" dhe qe "demton rende fqinjesine e mire".