Ta bëjmë Ballkanin Perëndimor dhuratën tjetër të Bashkimit Europian
Kosova është rasti i fundit dhe padayshim i fundmi shtet në Ballkanin Perëndimor që deklaroi veten e pavarur dhe askush nga ata që kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet midis rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe ndërhyrjes së NATO-s në vitin, nuk dyshon se kjo gjë mund të shmangej. Më shkëputjen e Kosovës nga Serbia, u vendos në vendin e vet edhe pjesa e fundit e mozaikut post-komuniste e post-jugosllave. Statuskuoja e Kosovës nuk ishte më e menaxhueshme, ndërsa shtyrja e mëtejshme e statusit final, nuk do të bënte gjë tjetër, veçse do përkeqësonte më shumë gjërat. Kësisoj mënyra më e mirë për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon, ishte ndrshimi i statuskuosë 8-vjeçare, e cila me një administratë të lodhur të Kombeve të Bashkuara, me një ekonomi të pazhvilluar dhe që ecën me rritme mjaft të ulta dhe me një rritje të pandalshme të nivelit të papunësisë, rrezikonte seriozisht stabilitetin e këtij vendi. Pasi komuniteti ndërkombëtar humbi mundësinë për të qartësuar çështjen e statusit të Kosovës fill pas genocidit të Mollosheviçit, ne kemi mbyllur tashmë kapitullin e fundit të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe mund të shohim përpara sesi ky vend i vogël do të marrë fatin në duart e veta. Ne të gjithë sigurisht kemi uruar që Prishtina dhe Beogradi, të gjenin një zgjidhje konsensuale mbi statusin përfundimtar. BE-ja luajti të gjitha kartat, në negociatat që u zhvilluan mes dy palëve, por për fat të keq pa asnjë rezultat. Në fund u desh që të merrej një vendim. Kështu u fillua të drejtohej një proces tranzitor, i cili kulmoi me zgjidhjen më të qëndrueshme për Kosovën dhe mbarë rajonin: pavarësinë e mbikëqyrur, ashtu siç ishte parashikuar edhe në planin e të dërguarit speciale të OBK-në në Kosovë, Marti Ahtisaari. Kosova ka një sistem të dobët drejtësie, ndaj BE do të punojë ngushtësisht me gjyqtarët vendorë dhe prokurorët, policinë dhe partnerë të tjerë, për të ndërtuar një sistem të pavarur dhe multi-etnik që respekton të drejtat e njeriut, për të gjitha komunitetet. Sapo misioni i Bashkimit Europian të marrë mandatin nga administrata e UNMIK-ut, në fund të një periudhe tranzitore prej 4 muajsh, do të ndihmojë autooritetet kosovare në ndërtimin e shtetit ligjor, ndërsa do te ketë më pak ndikim në mënyrën e funksionimit të institucioneve. Megjithatë për krimet e luftës dhe krime të tjera serioze, misioni do të marrë përgjegjësi për çdo gjykim si dhe do të ketë përherë fjalën e fundit. Është shumë e rëndësishme që në fillimet e veta EULEX, duhet që të fitojë besimin dhe bashkëpunimin e të gjitha komuniteteve në vend, përfshirë ketu edhe serbët e Kosovës. Ndarja e Kosovës duke marrë si vijë ndarjeje lumën Ibër në veri të vendit, e ravijëzuar sipas planeve të disa politikanëve nacionalistë serbë, është e papranueshme. Nuk do të ishte aspak pozitive për të ardhmen e Kosovës dhe as për të ardhmen e serbëve të Kosovës që diçka më shumë se 50 mijë prej tyre të jetojnë në veri dhe afro 80 mijë të tjerë që jetojnë gjetiu tjetër në Kosovë. Ndarja e Kosovës në etni serbe dhe shqiptare, mund të bëjë edhe më të vështirë ruajtjen e paqes dhe stablitetit në rajon dhe mbi të gjitha mund të dëmtojë kohezionin etnik në vendet fqinje. Paralel me misionin e asistencës në Kosovë, duhet që t’i kushtohet një vëmendje e veçantë edhe zhvillimeve politike dhe sociale në fqinjin e saj më të madh, Serbinë. E kundërshtoj me forcë qëndrimin polarizues që partitë politike në këtë vend, kanë ndaj integrimin europian. Shpresoj që të gjitha partitë politike, shpejt të kuptojnë se vetëm përmes një bashkëpunimi politik dhe dialogu konstruktiv mes tyre dhe BE-së, ata do të arrijnë të tejkalojnë diferencat me vendet e tjera si dhe kapin sa më shpejt standartet ekonomike dhe sociale që i kanë premtuar popullit serb. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së, nuk duhet që të varen nga pozicioni i Brukselit mbi pavarësinë e Kosovës. Unë shpresoj që forcat politike në pushtet në Serbi, të pranojnë së shpejti që Kosova është një çështje që tashmë i përket së shkuarës e për të cilën nuk mund të toletohet që të mbajë të bllokuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Brukselit. Vetë BE nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Serbisë dhe dëshiron që t’a shohë si Serbinë ashtu edhe Kosovën, si anëtare me të drejta të plota në union. Kjo mendoj është në interesin e të gjithë popullit serb dhe mbi të gjitha për ato breza të rinjsh që nesër do ta drejtojnë këtë vend. Bashkimi Europian shpreson që të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Serbinë, sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërsa kemi të gjithë sytë tek Kosova dhe Serbia, ne kurrësesi nuk duhet që të harrojmë sfidat që ngrihen përballë fqinjëve të tyre. Pas ngjarjes më tragjike të dhjetëvjeçarit të kaluar, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për thellimin e reformave politike, ekonomike dhe sociale. Bashkimi Europian i ofron rajonit një progres të garantuar dhe demokratizim të tij në çdo aspekt. Unioni promovon tolerancën, respektimin e të drejtave të njeriut, pranimin e diversitetit kulturor si dhe ofron siguri, zhvillim, shtet ligjor dhe zhvillim ekonomik për vendet e saj anëtare. Bashkimi Europian, në mjaft raste ka garantuar këto vende, për vullnetin e saj të palëkundur për të shkuar drejt procesit të paraaderimit në union. Marrëdhënia që BE-ja ka ndërtuar me vendet e Ballkanit Perëndimor po ndryshon gjithnjë e më shumë dhe nga raporti mësues- nxënës po kalohet drejt një bashkëpunimi me statuse të barabarta. Megjithatë sfida të mëdha ngrihen përpara rajonit, si në fushën e shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe reformave juridike dhe administrative. Edukimi, mbetet në veçanti një proces me mjaft rëndësi për këto vende, me një popullsi relativisht shumë të re në moshë. Pa një edukim të shëndoshë, me normat dhe parimet themelore të demokracisë, nuk do të jetë e mundur që të kapërcehen vështirësitë e trashëguara nga e shkuara, asesi nuk mund të mbërrihet në pajtimin mes njerëzve të etnive të ndryshme, të dyja këto në funskion të një rritje të qëndrueshme në të gjitha aspektet. Përmes hapave të tjerë, BE dëshiron që të rrisë numrin e bursave për studentët e “Erasmus”, programi që synon që të rrisë cilësinë e edukimit në Europë dhe njeherazi të rrisë aktivitetet e Komisionit Europian për të Rinjtë në bazë të një strategjie të përcaktuar tashmë. Bashkimi Europian po negocion me vendet e rajonit në lidhje me mundësinë e lehtësimit të regjimit të vizave. Bisedimet filluan me Serbinë në janar të këtij viti, në shkurt me Maqedoninë, ndërsa me Shqipërinë dhe Bosnjën pritet që të startojnë shumë shpejt. Unë e konsideroj për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfundimin e një periudhë kufizmi e izolimi kaq të gjatë, për të udhëtuar lirisht në pjesën tjetër të Europës, të një rënëdësie parësore, veçanërisht për të rinjtë që janë dhe mbeten motori lëvizës në një shoqëri dhe të cilët një ditë do të marrin në dorë drejtimin e vendeve të tyre. Bashkimi Europian është donatori më i madh, si dhe partneri më i madh tregtar në rajon, megjithatë lipsen me siguri më shumë investime. Vendet e rajonit, vuajnë ende nga niveli i lartë i papunësisë, çka kontribuon edhe zhvillimin e vrullshëm të krimit të organizuar, trafikut të qënieve njerëzore, emigracionit ilegal drejt vendeve të BE-së dhe në tërësi nga mungesa e sigurisë së vetë rajonit. Duhet bërë shumë më tepër, përsa i përket promovimit të turizmit në këto zona, zhvillimit të sektorit energjitik dhe atij rrugor, në mënyrë që të rriten shkëmbimet njerëzore dhe tregtare. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal, janë theblësore për vendet që kërkojnë t’i bashkohen familjes europiane. BE mirëpret implementimin e direktivave që rrjedhin nga Pakti i Stabilitetit dhe pasuesi i tij Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Personalisht mendoj se BE ka nevojë që të shpejtojë planet e tij për anëtarësimin e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e përbashkët, ndonëse është e qartë se anëtarësimi, varet mbi të gjitha nga vetë performanca e këtyre vendeve në fusha të ndryshme. Kroacia, një kandidat premtues për anëtarësim në BE, mundet fare mirë që të motivojë shtetet e tjera që të përqafojnë edhe ato standartet politike, juridike dhe ekonomike për t’iu atashuar BE-së. Brukseli i akordoi Maqedonisë statustin e vendit kandidat në dhjetor të vitit 2005 dhe shpresohet se negociatat e pranimit do të çelen në të ardhmen e afërt. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të balancuar mbi çështjen e Kosovës, duke kontribuar kësisoj në stabilitetin rajonal. BE ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë, për të shënuar përparime në fushën ekonomike, reformën gjyqësore dhe atë elektorale, rezultatet e së cilës pritet që të vilen shumë shpejt, pa harruar këtu edhe thellimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Progresi i shënuar nga Mali i Zi që prej shpalljes së pavarësisë në qershor të vitit 2006, është kurorëzuar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian. Bosnja gjithashtu, do të ketë mundësinë që të siglojë MSA-në, kur liderët e saj politikë do të arrijnë konsensus mbi reformën në polici. E ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor shtrihet në familjen europiane dhe shoqërimi i tyre në rrugën drejt anëtarësimit në union, mbetet një nga detyrat afatgjata të BE-së. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Europa nuk do të ishte kurrë e plotë.
Nga Doris Pack “Europe’s World”