Ta pres, apo jo?
Imagjinoni një ndërhyrje të thjeshtë kirurgjikale që, sipas testeve klinike, mund ta mbrojë për të gjithë jetën djalin tuaj të sapolindur jo vetëm nga virusi HIV, por edhe nga çdo sëmundje veneriane e gjithashtu dhe kanceri. Është një ndërhyrje e thjeshtë, që shkakton pak dhembje dhe rrjedhje gjaku. Sigurisht që gjërat ndonjëherë mund të komplikohen, por rreziku i efekteve të mëdha anësore është minimal. Nëse ju thonë se disa teste të tjera klinike kanë treguar që të bërit synet nuk ka avantazhe dhe se ndërhyrja parashikon amputimin (prerjen) e një pjese të penisit të djalit tuaj, do të ndryshonit mendim?
Kjo është dilema e madhe me të cilën duhet të përballen prindërit e djemve. Sipas atyre që mbështesin bërjen synet, prerja e lafshës së penisit është një nga masat më efikase të shëndetit publik dhe duhet të aplikohet si vaksinë te çdo mashkull.
"Gjithsesi nuk duhet të nxitohemi", thonë personat që janë kundër këtij rituali. Sipas tyre, nga pikëpamja mjekësore bërja synet nuk paraqet asnjë avantazh, madje dëmton jetën seksuale të mashkullit. Ky debat vazhdon prej vitesh, por disa zbulime të kohëve të fundit, që kanë të bëjnë me bërjen synet dhe transmetimin e virusit HIV, e kanë vënë lafshën në qendër të programeve të shëndetit publik.
Sipas epidemiologes Helen Weiss, bëhet fjalë për ndërhyrjen kirurgjikale më të thjeshtë në botë: në fakt, rreth 30 për qind e meshkujve janë bërë synet. Pjesa më e madhe e të bërit synet ndodh për motive kulturore ose fetare, por ka nga ata që theksojnë se është higjienike. Sëmundja e fundit që lidhet me mosbërjen synet është SIDA. Në mes të viteve ‘80 urologu amerikan, Aaron Fink, vuri re se një përqindje e konsiderueshme e afrikanëve të prekur nga SIDA nuk ishin bërë synet. Gjithsesi, për të provuar që bërja synet mund t‘i mbronte burrat nga virusi HIV, nevojiteshin shumë teste klinike. Studimi i parë mbi çështjen në fjalë filloi në vitin 2002 në Orange Farm, një qytezë pranë Johanesburgut në Afrikën e Jugut. Studimi u ndërpre para tre viteve të parashikuara, kur të dhënat e para treguan se bërja synet zvogëlonte numrin e seropozitivëve në 60 për qind, një rezultat ky që e shtyu koordinatorin e studimit, Bernard Auvert, ta krahasonte bërjen synet me "një vaksinë jashtëzakonisht efikase".
Të dhëna kundërshtuese
Edhe studimet e kryera në Kisumu, Kenia dhe Rakai në Ugandë, u ndërprenë para afatit të caktuar për të njëjtin motiv. Duke komentuar ato rezultate tepër pozitive, revista mjekësore britanike "The Lancet", foli për një "epokë të re për parandalimin e virusit HIV". Sipas koordinatorit Auvert, vetëm në Afrikën Subsahariane bërja synet mund të shmangte infektimin e 3.8 milionë personave dhe 500 mijë të vdekur nga viti 2006 deri në 2016-ën dhe atë të 5.8 milionë personave brenda vitit 2026.
Anthony Fauci, një prej financuesve të studimeve të Kisumumë dhe Rakait, thekson se bërja synet është edhe në avantazh të femrave, sidomos në ato zona të botës ku virusi zhvillohet përmes raporteve heteroseksuale.
Por si mundet syneti të të mbrojë nga virusi HIV? Siç shpjegon një biolog nga Universiteti i Sidnejt, pika e dobët është pjesa e brendshme e lafshës. Virusi nuk mund të kalojë lehtësisht përmes lëkurës së keratinizuar të sipërfaqes së jashtme të lafshës dhe trupit të penisit. Pjesa e brendshme e lafshës nuk ka keratinë dhe është e mbushur me qeliza imunitare që virusi i përdor si pikë hyrjeje. "Kështu, mashkulli është më i prirur për t‘u prekur nga virusi", shpjegon biologu.
Studimet e kryera në Afrikën e Jugut, Kenia dhe Ugandë e kanë shtyrë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Programin e Kombeve të Bashkuara mbi SIDA-n të ndërmarrë projekte të reja në shtetet afrikane. Qëllimi është zhvillimi i një fushate sensibilizuese për meshkujt që të bëhen synet, duke nënvizuar se kjo nuk i bën krejtësisht imunë dhe se çiftet duhet të përdorin forma të tjera mbrojtëse. "Është një mundësi e madhe për parandalim, sidomos në vendet afrikane, ku numri i të prekurve nga SIDA është jashtëzakonisht i lartë", thotë Daniel Halperin, një epidemiolog nga Harvardi.
Gjithsesi, gjërat janë shumë të komplikuara nga sa duken. Mjaft studiues i kanë kritikuar studimet sesi janë programuar dhe zhvilluar, duke vënë në dyshim efikasitetin e vërtetë të synetit.
Është treguar, për shembull, se në testet klinike të ndërprera para kohe, për shkak të përfundimeve pozitive, rezultatet shpesh janë zmadhuar. Ekspertë të ndryshëm theksojnë se nëse studimet do të vazhdonin për tre vitet e parashikuara, shumë burra të tjerë do të ishin prekur nga SIDA.
Sipas Michael Garenne nga Instituti "Pasteur" i Parisit, krahasimi me një vaksinë është i pavend. Një ulje 60 për qind e masës së infeksionit në harkun kohor të 18 muajve nuk përkon me mbrojtjen pothuajse totale që garanton një vaksinë dhe mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbrojtur meshkujt gjatë gjithë jetës së tyre seksuale. Gjithashtu, Garenne thekson se në vende si Kameruni, Lesotho dhe Malavi, të dhënat paraqesin një situatë të kundërt. Pastaj, nuk është e sigurt nëse bërja synet mbron femrat. Në një kongres mbi SIDA-n që u zhvillua në fillim të vitit 2008 në Boston, një grup studiuesish nga Universiteti i Johanesburgut të Baltimores shpjeguan se meshkujt e bërë synet, nëse kanë qenë më parë seropozitivë, kanë më shumë probabilitet të infektojnë partneret e tyre. Sipas koordinatores së grupit, disa çifte i fillojnë shumë herët marrëdhëniet seksuale, para se plaga të jetë shëruar krejtësisht, duke bërë kështu që gruaja të ketë kontakt me gjakun e infektuar me virusin HIV.
Natyrisht që bërja synet nuk mund t‘i mbrojë burrat që janë seropozitivë. Por, nëse të bërit synet do të bëhej rregull, atëherë shumë meshkuj me SIDA mund të vendosnin t‘i nënshtroheshin ndërhyrjes, duke mos e ditur që janë prekur më parë nga virusi, prej frikës se mos një penis i pa bërë synet mund të shihej si një tregues i seropozitivitetit.
Gjithashtu, ekziston rreziku që të bërit synet të nxisë seksin e rrezikshëm, duke krijuar te meshkujt një ndjenjë sigurie të rreme, ose duke i shtyrë ata të besojnë se janë imunë dhe të mos përdorin masa mbrojtëse.
Një debat global
E ndërsa në vendet afrikane polemikat vazhdojnë, debati është zhvendosur edhe në botën perëndimore. Nëse bërja synet është një armë efikase kundër SIDA-s, pse të mos përhapet në të gjithë botën?
Provat bindëse janë ende të pakta. Sipas Helperin, natyra e epidemisë varion shumë nga njëri vend në tjetrin për të aplikuar menjëherë studimet e bëra në Afrikë dhe zona të tjera të botës.
Në Afrikën Subsahariane, për shembull, transmetimi i virusit HIV ndodh kryesisht përmes marrëdhënieve heteroseksuale, ndërsa në botën e industrializuar shkaqet e infektimit janë seksi mes meshkujve, prostitucioni dhe përdorimi i drogave. Veç të tjerash, në Perëndim virusi HIV nuk është aq i përhapur sa në Afrikë. Tipi i tij mbizotërues është virusi HIV B, ndryshe nga variantet afrikane A, C dhe D: dy faktorë që mund të kenë pasoja të paparashikuara mbi efikasitetin e synetit. Edhe pse në Perëndim disa studiues kanë kryer studime mbi raportin mes SIDA-s dhe synetit, nuk kanë arritur ende në përfundime domethënëse.
Në 2008-ën qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, pasi ekzaminuan të dhënat kombëtare për SIDA-n, dolën në përfundime se nuk ka asnjë motiv për të promovuar praktikën e të bërit synet: në Shtetet e Bashkuara mund të jetë efikase vetëm për disa meshkuj që vendosin vullnetarisht t‘i nënshtrohen ndërhyrjes. Edhe bluzat e bardha të Nju Jorkut kanë hedhur hipoteza për bërjen synet. Gjithsesi, mbrojtja nga virusi, theksojnë mbështetësit e kësaj praktike, nuk është motivi i vetëm që të gjithë meshkujt duhet të bëhen synet. Sipas disa të dhënave, që nuk janë rezultate testesh të mirëfillta, të bërit synet duket sikur është në gjendje të parandalojë shumë sëmundje të tjera, nga infeksionet urinare, e deri te kanceri.
Për shembull, disa studime kanë treguar se të sapolindurit e bërë synet nuk janë prekur dhe aq shpesh nga infeksionet urinare. Në raste të tjera është zbuluar se meshkujt që nuk janë bërë synet rrezikojnë më shumë të preken nga sëmundjet seksuale si klamidia, lytha gjenitalë, herpes, gonorre, sifilizi, ulcerë veneriane, ose kankroide. Bërja synet të ndihmon të shmangësh (mbledhjen e lafshës, që e bën më të dhimbshëm si ereksionin ashtu edhe urinimin), konsideruar një faktor i fortë për zhvillimin e kancerit në penis. Gjithashtu, të bërit synet të mbron edhe nga papiloma virus, një tjetër shkaktar i kancerit në penis. Sipas një studimi të kohëve të fundit, për meshkujt që nuk janë bërë synet, probabiliteti për t‘u prekur nga kanceri në penis është 20 herë më i lartë. Gjithsesi, herët ose vonë, thotë një studiues, një në tre burra që nuk janë bërë synet, do të ketë nevojë për kura mjekësore që mund t‘i shmangte ato me një ndërhyrje të thjeshtë. "Ndërhyrja mund t‘i favorizojë të gjitha moshat", siguron ai. "Nëse meshkujt nuk do të bëheshin synet, atëherë do të përballeshim me një problem të madh të shëndetit publik". Të mirat do të vëreheshin edhe te femrat. Partneret e meshkujve që nuk janë bërë synet, rrezikojnë të preken nga tumoret në zverk, herpesi dhe klamidia. Megjithatë autoritetet shëndetësore vazhdojnë të mos e promovojnë bërjen synet. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë, e cila po studion problemin në bazë të të dhënave kombëtare mbi përhapjen e virusit HIV, avantazhet potenciale të bërjes synet nuk mjaftojnë për të rekomanduar ndërhyrjen. Shoqata Mjekësore britanike pohon se provat në favor të bërjes synet janë "të dykuptimta".
Një prej motiveve të shumta të frikës për t‘u bërë synet janë komplikacionet që mund të lindin gjatë ndërhyrjes. Zakonisht nuk janë shumë të rënda: ka gjakosje, dhembje dhe efektet anësore të anestezisë. Por, ndonjëherë ka pasur probleme serioze: infeksione të rënda, plagë të madhe dhe vdekje.
Mbrojtja
Bërja synet të mbron nga papiloma virus, një tjetër shkaktar i kancerit në penis. Sipas një studimi të kohëve të fundit, për meshkujt që nuk janë bërë synet, probabiliteti për t‘u prekur nga kanceri në penis është 20 herë më i lartë
Fushata sensibilizuese
Studimet e kryera në Afrikën e Jugut, Kenia dhe Ugandë e kanë shtyrë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Programin e Kombeve të Bashkuara mbi SIDA-n të ndërmarrë projekte të reja në shtetet afrikane. Qëllimi është zhvillimi i një fushate sensibilizuese për meshkujt që të bëhen synet, duke nënvizuar se kjo nuk i bën krejtësisht imunë dhe se çiftet duhet të përdorin forma të tjera mbrojtëse
Frika
Një prej motiveve të shumta të frikës për t‘u bërë synet janë komplikacionet që mund të lindin gjatë ndërhyrjes. Zakonisht nuk janë shumë të rënda: ka gjakosje, dhembje dhe efektet anësore të anestezisë. Por, ndonjëherë ka pasur probleme serioze: infeksione të rënda, plagë të madhe dhe vdekje
Sipas atyre që mbështesin bërjen synet, prerja e lafshës së penisit është një nga masat më efikase të shëndetit publik dhe duhet të aplikohet si vaksinë te çdo mashkull
Studimi
Pjesa më e madhe e të bërit synet ndodh për motive kulturore ose fetare, por ka nga ata që theksojnë se është higjienike. Sëmundja e fundit që lidhet me mosbërjen synet është SIDA. Në mes të viteve ‘80 një urolog amerikan, vuri re se një përqindje e konsiderueshme e afrikanëve të prekur nga SIDA nuk ishin bërë synet
Avantazhet
Një prej financuesve të studimeve ,thekson se bërja synet është edhe në avantazh të femrave, sidomos në ato zona të botës ku virusi zhvillohet përmes raporteve heteroseksuale
Përhapja e virusit
Në Afrikën Subsahariane, për shembull, transmetimi i virusit HIV ndodh kryesisht përmes marrëdhënieve heteroseksuale, ndërsa në botën e industrializuar shkaqet e infektimit janë seksi mes meshkujve, prostitucioni dhe përdorimi i drogave