“Ta shkrijmë këtë parlament”- Berisha flet edhe pas fikjes së mikrofonit: Do ju marrë Lubia me vete! Studentët do ju përzënë
Kryedemokrati Sali Berisha foli nga foltorja e parlamentit edhe pas ndërprerjes së seancës, në lidhje direkte nga rrjeti i tij social.

Berisha u bëri thirrje socialistëve të largohen nga mbrojtja që po u bëjnë vjedhjeve të Ramës dhe Ballukut.
Nga ana tjetër bëri thirrje edhe që të shkrihet parlamenti dhe t’i hapet rrugë zhvillimit të vendit.
Berisha: Ju mbroni Ramaduron. Një mbështetje e madhe vjen Nga Kongresi. Dy nga më të shquarit i dërgua një letër sekretarit Rubio, Joe Wilson dhe kongresmeni Keith Self. Në këtë letër ata kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës, e Lubi Ballukut. E di si do shkoni ju pas Lubisë njëri pas tjetrit. E keni parasysh legjendën kur i prekte zana guroseshin. Ju ju ka prek Lubia, sidomos, ty. Ty të ka si manar. Të gjithë në burg si Lubia. Mos e mbroni padrinon. Një kriminel, një shpirt xhelat. Ja fytyra juaj. Ja heroi. Kujtoni ju se do zmbrapsni këta. Mendoni ju se do blini studentët. Kurrë. Ikni më mirë. Se do u përzënë. Jeni të përzënë.
Jeni të gjithë kontingjenti i Lubisë. Dhe i Edi Ramës. Çfarë do bëni ju kur Lubia dhe Edi Rama të shkojnë ku e kanë vendin. Do shkoni dhe ju se keni mbrojtur vjedhjen e tyre. Keni marrë copa, fonde dhe familjarët tuaj nga taksat e shqiptarëve. Ndaj dhe thërrisni mendjes. Në ju ka mbetur nanogram ndërgjegje. Ikni nga parlamenti si turpi më i madh në histori. Dilni para studentëve në TV. Ku është ai Mazniku? 900 mijë euro në dyshek ju gjetën. Flinte mbi paratë e vjedhura, dhe Rama e dërgon të përballet. Kush tjetër nga ju del?
Dilni sepse do shkoni atje ku e keni vendin. Mendoni se do shkelni studentët? Kurrë. Kanë një popull të tërë me vete. Ju keni të ardhme burgun dhe vetëm burgun. Ndaj dhe më mirë sot, vendosim të shkrihet ky parlament. Ti hapim rrugën zhvillimit. P0adroni i padrinos hapi rrugën. E pa që do përfundonte në Danub. E pati atë mençuri. Po ky i juaji nuk fle për krimet e tij.