E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabaku: Arka e Bashkisë së Tiranës ka mbetur bosh

Lajmi bëhet i ditur nga nënkryetarja e këtij institucioni, Jorida Tabaku, sipas së cilës, granti prej 870 milionë lekësh i ardhur nga buxheti i shtetit është shpenzuar e transferuar në mënyrë të pakushtëzuar.

“Gjatë 6 muajve të parë të vitit, Bashkia e drejtuar nga ish-kryetari Edi Rama ka shpenzuar pa masë, duke lënë institucionin në gjendje të mjerë”, citohet znj. Tabaku nga një të përditshmet e Tiranës.

Ajo shton se është arritur që të paguhen punonjësit për muajin korrik, ndërkohë që për pagesat e muajit gusht paratë nuk mjaftojnë.

Nënkryetarja Jorida Tabaku thotë se administrata e re do të duhet të merret me buxhetin dhe mbushjen e arkës së Bashkisë, për të realizuar qoftë dhe shërbimet minimale të këtij institucioni të rëndësishëm. /Start/

                                                                                             2011-08-04 10:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›