BSH: Lehtësohet kreditimi për individët

Ekspertët e bankave kanë vlerësuar se konkurrenca në sistemin bankar, gjendja e likuiditetit dhe vendimet e Bankës së Shqipërisë ndikuan në kahun lehtësues të standardeve të kredisë për individët.
Sipas qëllimit të përdorimit, standardet e kredisë me qëllim financimin e konsumit dhe blerjen e banesave kanë vijuar tendencën lehtësuese të nisur që prej tremujorit të katërt të vitit 2010.
Edhe kërkesa e individëve për kredi është vlerësuar në rritje, edhe pse në një shkallë më të ulët se në tremujorin e parë të të njëjtit vit. Ndërsa në segmentin e biznesit, faktorët me kontributin kryesor në kahun shtrëngues të standardeve të kredisë, kanë qenë gjendja e huave me probleme dhe problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin ndërmarrja.
Bankat bëjnë të ditur se shtrëngimi i standardeve u aplikua si për ndërmarrjet e vogla e të mesme, ashtu edhe për shoqëritë e mëdha. /Start/
2011-08-04 13:03