Maturantët i nënshtohen provimit me zgjedhje
Tiranë- Mbi 44 mijë maturantë do ti nënshtrohen sot në mbarë vendin provimit përfundimtar të Maturës Shtetëtore, atij me zgjedhje si një hap drejt pranimit në universitet shqiptare.
Kjo është sfida e tretë dhe e fundit me të cilën po përballen maturantët për tu ulur në auditoret e universitetit.
Provimi me zgjedhje fillon në orën 10:00 dhe është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ky provim ka 20 pyetje, të alternuara më alternative dhe zhvillim dhe në total ka 30 pikë.
Provimi i lejon maturantët të kandidojnë për një vend në fakultetet shqiptare dhe në bazë të pikëve që marrin dhe koifiçentëve vlerësohet performanca e tyre.
Ndërkohë që rezultatet e Letërsië kanë dalë maturantët presin ato të Matematikës që sipas MASH sot në faqen e tyre zyrtare www.mash.gov.al maturantët do të gjejnë në faqen çelësin e përgjigjeve të sakta, dhe nesër notat dhe afishimin e rezultateve dhe notave përkatëse.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë me dije se rregullat vijuan të jenë shumë strikte për zhvillimin e provimit pasi në të kundërt maturantët mund të marrin penalizime deri në mosnjohje të rezultatit.
/IDEA/