Reeker: Zgjedhja e Nishanit shans i humbur për konsensus
SHBA- Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Philip Reeker e konsideron zgjedhjen e Bujar Nishanit President të Shqipërisë, si një rast të humbur për te treguar konsensus kombëtar dhe aftësinë për të bërë kompromis.
Reeker ka deklaruar se Nishani është një mik i SHBA, ndërkohë që thekson se një nga përgjegjësitë e rëndësishme të presidentit të ri në Shqipëri, është ruajtja e pavarësisë së institucioneve të tjera të vendit, siç janë shërbimet e zbulimit apo prokururia e përgjithshme.
Në një intervistë për Zëri i Amërikës ai ka theksuar se tashmë palët politike duhet të fokusohen në përmbushjen e rekomandimeve të rëndësishme që BE ka bërë para më shumë se një viti.
Dritarja e mundësisë po mbyllet me shpejtësi. Komisioni Evropian së shpejti do të punojë për raportin vjetor, për çështjen e statusit dhe tani është mundësia për të bërë përparim të vërtetë, për tre sektorët jetikë: reformën parlamentare, reformën zgjedhore dhe heqjen e imuniteteve, që të plotësohen kriteret e Bashkimit Evropian. Tani që zgjedhja e presidentit përfundoi, këto çështje duhen mbyllur, idealja do të ishte para pushimeve të gushtit. 0deklaroi Reeker.
I pyetur se përse i kërkohet Shqipërisë kompromisi, Reeker ka thënë se kompromiset e rëndësishme, që që përfshijnë dialogun politik, që përfshijnë një nivel të caktuar debati të qytetëruar, që përfshijnë rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile, janë çështje kyçe drejt rrugës së anëtarësimit.
Më tej zv/ndihmës sekretari ka deklaruar se SHBA dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të forta dhe që shpreson të vijojnë edhe në të ardhmen.
Përparësia jonë politike, që është në përputhje me synimet e deklaruara të Shqipërisë, është të ndihmojmë Shqipërinë të arrijë anëtarësinë në Bashkimin Evropian. Për ta arritur këtë, së bashku me partnerët tanë evropianë, ne japim këshilla bazuar në përvojën tonë, se si ti arrijnë dhe plotësojnë kriteret për anëtarësi.
Duke folur për nismën e Ambasadës Amerikane Vepro Tani, ai e ka vlerësuar këtë si nëj nismë të pritur mjaft mirë, që synon përmisimin e nivelit të demokracisë në vend.
/IDEA/