Tabaku: Bashkia ka zgjidhur 56 mijë halle të qytetarëve në një vit
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, është shprehur se gjatë një viti, në zyrat e bashkisë janë drejtuar 56 mijë qytetarë, për të zgjidhur hallet e tyre. Ajo tha se jo për të gjithë ka një zgjidhje, por për shumicën e tyre janë drejt rrugës së zgjidhjes.
Po cilat janë këto hallë që ka zgjidhur bashkia e udhëhequr nga Lulzim Basha në një vit?
Tabaku thotë se ka forcuar rolin e femrave, duke ngritur një komision për forcimin e barazisë gjinore.
Gjithashtu, Tabaku shprehet se është arritur më tepër aksesi tek qytetarët për vendimarrjen. Ajo pohoi se si për buxhetin, ashtu edhe për zgjerimin e Bulevardit, janë marrë parasysh sugjerimet e qytetarëve nga konsultat e bëra.
Vallë barazia gjinore dhe aksesi për vendimarrjet e bashkisë janë hallet e qytetarëve të Tiranës? Nga ato që thotë Tabaku, kështu duket.