E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të lihen komentet mbi komente”

 "Ti lëmë komentet mbi komentet dhe të punojmë për të realizuar reformat e kërkuara për integrimin në Bashkimin Evropian”, tha numri dy i qeverisë, në takimin përmbyllës “Një OKB”,me Kryetaren e grupit të zhvillimit të OKB-së Helen Clark.

"Shqipëria është në një pikë thelbësore të historisë së saj, prandaj ti lëmë debatet dhe ti futemi punës për të realizuar reformat e kërkuara nga BE, për të marrë statusin e vendit kandidat" tha ai. Sa i takon nismës Një OKB, Haxhinasto i cilësoi dokumentet e diskutuara përgjatë këtyre tre ditëve, si mjaft të rëndësishme. "Dokumentet e hartuara janë fryt i një pune të gjatë katërvjeçare. Ne, theksoi ai, duhet të bëhemi shembull për vendet e tjera që do të aplikojnë në nismën e madhe “Një OKB”. Në fjalën e saj, Kryetarja e grupit të zhvillimit të OKB-së, Helen Clark ndërsa falënderoi autoritetet shqiptare për organizmin e shkëlqyer të Konferencës, theksoi se OKB-ja do të mbështesë nismat e ndërmarra nga Shqipëria.

Në këtë konferencë, organizuar nga Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri  u mblodhën në Tiranë afro 300 përfaqësues nga 40 vende të globit. Konferenca tre ditore që organizohet çdo vit në vende të ndryshme të botës, u përshëndetet në ditën e parë të saj nga Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe  Helen Clark, Kryetare e Grupit të Zhvillimit të OKB-së (UNDG) dhe Administratore e UNDP-së (ish Kryeministre e Zelandës së Re).

 300 pjesëmarrësit nga 40 vende të botës kanë miratuar edhe një deklaratë të përbashkët me rekomandimet mbi të ardhmen e kësaj nisme në vendet ku ajo do të aplikohet. Nga Konferenca dolën dy dokumente kryesore të cilat do të japin rekomandime mbi të ardhmen e Reformës “Një OKB”në vendet ku ajo do të aplikohet. /Start/

                                                                                             2012-06-29 14:53
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›