E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferët po të shajnë me çju vjen në gojë Sali Berisha! (FOTO LAJM)

Share

Tashmë nuk përbën më lajm që shumë rrugë janë në gjendje shumë të keqe. Në disa prej tyre, të cilat kanë nisur prej kohësh për tu rikonstruktuar, punimet janë ndërprerë, për shkak se tashmë qeveria nuk ka më para. Ndërsa në të tjera, jo vetëm për shkak të mungesës së parave, jo vetëm që nuk janë bërë punime për rrikonstruksion, por nuk gjendet as zift për të mbushur gropat. Shembulli më i mirë është ai i rrugës Lushnjë-Berat. Deputeti socialist, Erion Braçe, ka sjellë edhe një herë disa foto të gjendjes mizerabël të rrugës. Sipas Braçes, kjo është fytyra e krizës së qeverisë së Sali Berishës.

Rruga Lushnjë-Berat sot në mëngjes! Shkatërrim total, gropat shtohen çdo javë! As zift skanë të paguajnë për të mbushur gropat! Kjo është kriza o Sali Berisha!

Fusnotë: Shoferët po të shajnë me çju vjen në gojë Sali Berisha, thotë Braçe, një prej denoncuesve kryesorë dhe më të zëshëm të problemeve në këtë vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›