Tabaku: Kushdo që sulmon ata që japin mësim, po dekurajon arsimin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lidhur me protestën e pedagogëve, deklaroi sot në Kuvend se është një protestë e drejtë. Sipas saj, kushdo që sulmon ato që japin mësim, po dekurajojnë arsimin. Lidhur me pagat e padeklaruara në Tatime të pedagogëve, Tabaku komentoi se “kjo është një formë presioni nga ana e qeverisë”.
“Ndërkohë që nafta shkon mbi 200 lekë për liter, nuk e ka luksin pedagogu që të ngrejë zërin. A e keni dëgjuar ndonjëherë qeverinë që të sulmoj ato kompani që marrin tendera? Rritja e pagës së mësuesve nuk ka asnjë ndryshim. Çfarë potenciali mund të ketë universiteti kur janë duke mbijetuar për paga? Nuk e di se kush proteston sot, por besoj se nëse sulmojmë sot atë që jep mësim, sot po dekurajojmë arsimin. Ato që janë kundër u nisin tatimet. Një operacion i tatimeve ka nisur për të kontrolluar pagat. E drejta për të protestuar shkelet me të dy këmbët. Kushdo që proteston duhet të marrë atë që kërkon. Qeveria duhet të vendosë prioritete. Duhet të vendoset një balancë. Unë e kam të qartë se qeveria ka vendosur balancë tek e dyta. Dëgjojeni protestën e pedagogëve, si në të drejtën e tyre.“- tha Tabaku.
/rtsh.al/