E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dosjet e ish-sigurimit, PS-PD gjejnë dakordësinë për hapjen e tyre

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësinë për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Në amendamentin që do të votohet sot në Kuvend, në një pikë të tij thuhet se çdo njeri mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon.

“Çdo person  gëzon të drejtën  të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkoj  një kopje të tyre, në përputhje me ligjin  për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi  të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i  nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin  e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”, thuhet në amendamentin e dakordësuar mes palëve.

Hapja e dosjeve lindi sërish si diskutim pasi Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bëri me dije se Ilir Meta rezultonte të ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›