E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vasili publikon CV e Gjiknurit: Ka qenë drejtor i SHIK, Rama ta shkarkojë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook CV e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, shkruan se ky i fundit në vitin 1998 ka qenë drejtues në SHISH.

Në postimin e tij, Vasili ngre pyetjen se përse Kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon Gjiknurin, por akuzon kreun e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi si një SHIK-s.

“Damian Gjiknuri ka qene Drejtor ne SHIK, pse nuk e shkarkon Edi Rama! Daminan Gjiknuri ka qene. DREJTOR  I PLANIZIM  DREJTIMIT NE SHISH. Edi Rama e ka bere Gjiknurin Sekretar te Pergjithshem te Partise Socialiste, Minister, Deputet, negociator e firmosesh koncesionesh, kordinator politik etj etj

Ky eshte fakt publik, qe gjendet ne CV zyrtare te depozituar ne Kuvendin e Shqiperise. Por ky Edi Rama ka dy dite qe shqyen gojen e leh pa pushim per profesorin e nderuar te Matematikes se Aplikuar Sander Kovaci. Ndersa per Damian Gjiknurin nuk ka problem qe ti jape poste e ofiqe pa mbarim si dhe te menaxhoje qindra milione euro koncesione qe baderdisen ekonomine e vendit. Po si s’ka turp ky kryeminister qe faktet ulerasin dhe ky vazhdon e derdellit. Po qe se e ka merak Rama kete punen ne SHIK le ta shkarkoje qe sot Gjiknurin ose ta qepë gojen se u be gazi i botes. P.S. Foto CV zyrtare e Gjiknurit ne Kuvendin e Shqiperise”, shkruan Vasili.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›