E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvend/ Sula: Në HEC-e po prodhohen Bitcoin, pse nuk arrestoni drejtuesit?

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka akuzuar drejtuesit e HEC-eve se kanë ngritur ferma Bitcoini duke i kthyer sistemin e energjisë në gropa të zeza. Sula tha se prokuroria duhet të hetojë dhe fusë në burg drejtuesit e HEC-eve.

“Mjaft keni vjedhur, mos vidhni dhe dalin lekët për popullin. Kaq mor kaq. Nuk u ngopët, punuat 8 vite për shtëpitë tuaja, këto 4 të paktën punoni për ne popullin e thjeshtë. Mos e bëni atë instilacionin që kërkon kryeministri se është 4 mln euro. I bëj thirrje autoriteteve të hetojnë duke filluar nga drejtuesit e OSHEE, dhe HEC-eve që prodhojnë Bitcoin që harxhon sa një qytet i tërë. Bitcoini po I pasuron këta drejtues institucionesh. Harruat që kanë vdekur njerëz  për 20 mijë lekë në burgje, dhe këta nuk i fusni në burg. Zonja ministre I kemi lënë institucionet me 60 mln euro borxh, sot është 200 mln euro. Fermat e Bitcin janë gropa të zeza të energjisë elektrike”, tha Sula.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›