E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Disa media po dezinfomojnë për favore të paligjshme

Kryeministri Edi Rama ka mohuar si të vërteta disa nga titujt e mediave kombëtare private që sipas tij po dezinformojnë publikun për favore të paligjshme. Sipas Ramës kjo është edhe tregues se Aleanca e Rublave po bëhet gjithnjë e më e tërbuar.

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”,“7 punonjës në ditë ikin nga policia”, ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë !Arsyeja? Duan favore të paligjshme! Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje”, shkruan Rama në twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›