E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tabaku: Qeveria taton 95 për qind për t’ua dhuruar 5% të shqiptarëve

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka kundërshtuar vendimet e fundit të qeverisë për rritje pagash, ndërsa e akuzon atë se po taton 95 për qind të shqiptarëve për t’ua dhuruar 5% të shqiptarëve . “Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite” shkruan zonja Tabaku në një status në Twitter. 

Duke kundërshtuar politikat e qeverisë për pagat dhe tatimet zonja Tabaku e cila është ekonomiste e njohur brenda grupit të PD shkruan se “Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist”.

Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve & tenderat publikë” shton zonja Tabaku. 

Deputetja e PD shkruan se “Paga minimale mund te fillohet nga koncesionarët që janë përfituesitapo abuzuesit më të mëdhenj”.

Sipas saj ” Nuk punon dot për shumicen një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95% për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës!” shkruan në Twitter deputetja e PD Jorida Tabaku.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›