E Diel, 1 Nëntor 2026

Tabaku: Zgjedhjet treguan forcën e demokracisë

“Zgjedhjet treguan forcën e demokracisë”. Kështu ka deklaruar edhe njëherë nga selia blu, përfaqësuesja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila reagoi menjëhere pas prononcimeve të ardhura nga selia rozë, duke përshëndetur dhe një herë fitoren e kandidatit të “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha.
 

Jorida Tabaku nënvizoi se akuzat e Ramës për procesin e numërimit të votave janë absurde pasi ato u panë nga të gjithë shqiptarët, sikurse e përshëndetën këto proces 1 milion e 600 mijë qytetarë.
 

Ndër të tjera, ajo vuri në dukje se zgjedhjet e 8 majit u vlerësuan me notën maksimale dhe nga ndërkombetarët dhe se mesazhi i dhenë në këtë kohë i takon demokracisë, e cila vihet në rrezik gjithmonë kur nuk dëgjohet zëri i qytetarëve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›