E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton pr/vendimin për regjistrimin e popullsisë

Deputetët e mazhorancës kanë kaluar me 71 vota pro për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projekt vendimit për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave. Projektvendimi i cili parashikon hedhjen e të dhënave të numrit të popullsisë për efekt statistikor dhe jo për të bërë ndryshime në regjistrimin kombëtar të gjendjes civile apo listës së zgjedhësve, është interpetuar ditët e fundit si projketligji për regjistrimin e popullsisë, i kontestuar në vijimësi nga aleanca “Kuq e Zi” por edhe nga zëra brenda parlamentit. Ministri i teknologjisë dhe inovacionit Genc Pollo i cili ka sjellë në qeveri dhe më pas në parlament propozimin për ndryshimin e këtij ligji sqaron se projektligji nuk do të bëjë ndryshime në regjistrin e gjëndjes civile por bëhet për efekt statistikor.
Ky ligj ka kaluar me votat e të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë, ku votoi pro edhe deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri.
Kështu ky projekt vendim pritet që të shqyrtohet në komisione gjatë javës dhe më pas të sillet në seancën e radhës plenare për tu kaluar. Projektligji vjen në kushtet kur qeveria shqiptare ka parashikuar një tjetër census të popullsisë në tetor të këtij viti, çka bëri që të kalojë në parlament me procedurë të përshpejtuar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›