Punimet e OKB, Thaçi niset në Nju Jork

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u nis drejt Nju Jorkut, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Siç njofton zyra e shtypit kryeministrit, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, kryeministri Thaçi përveç që do të përcjellë punimet e Asamblesë së Përgjithshme, gjithashtu do të ketë takime me liderë të ndryshëm të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim të lobimit. Kryeministri Thaçi gjithashtu do të takohet me senatorë dhe kongresmenë për t`i njoftuar ata në lidhje me zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës njofton kryeministria.
Në këtë vizitë, kryeministri Thaçi në Nju Jork do të takohet edhe me liderë të komunitetit të biznesit, për t`i njoftuar ata me reformat që janë ndërmarrë në legjislacion në mënyrë që të lehtësohet bërja e biznesit dhe investimet në Kosovë.