E Enjte, 5 Nëntor 2026

Komisioni i Rithemelimit shkon në PD, i kërkon Bashës të lirojë zyrën deri më 5 janar

29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit i janë drejtuar sot selisë së Partisë Demokratike për ti njoftuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, shkarkimin nga detyra.

Një nga anëtarët e këtij komisioni, Belind Këlliçi ka lexuar shkresën e tyre zyrtare duke kërkuar edhe lirimin e zyrës brenda afatit. “Kërkohet nga ana juaj që të merren të gjitha masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë deri më 5 janar 2022”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi, theksoi se shkresa do i dërgohet përmes postës Lulzim Bashës, ndërsa janë vënë në dijeni edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë. Së bashku me anëtarët e Komisionit të Rithemelit nuk ka qenë sot ishkryeministri Sali Berisha. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›