E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Bllokimi i komisionit hetimor nga PS i jashtëligjshëm dhe antikushtetues!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar PS-në për bllokim të komisionit hetimor për inceneratorët. Sipas liderit demokrat bllokimi i këtij komisioni nga PS është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare.

“Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve”, shprehet Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›