Tabaku takon ministrin Ferati: Thelbësore, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku zhvilloi sot një takim në ambientet e Kuvendit me Ministrin për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Agron Ferati.
Tabaku informoi se në takim u diskutua mbi zhvillimet në vend dhe punën e tij në drejtimin e ministrisë, me fokus forcimin e bashkëjetesës dhe respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive.
Në këtë drejtim, Tabaku theksoi se Marrëveshja e Ohrit dhe zbatimi i plotë i saj mbeten thelbësore për një Maqedoni të Veriut europiane, ku barazia dhe bashkëjetesa janë themeli i së ardhmes së përbashkët.
“Integrimi europian është një mundësi e madhe për të dyja vendet tona dhe mbarë rajonin: për të forcuar demokracinë, për të garantuar të drejtat dhe për të ndërtuar më shumë mirëqenie për qytetarët”, u shpreh Tabaku.
/m.m/j.p/