E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylisi, në version nigerian

/* */

BALLSH, 2 janar 2012 – Dy futbollistë nigerianë, Adigu dhe Muhamed, si dhe mesfushori Agim Meto, këto janë nënshkrimet e para të Bylisit në merkaton e janarit.

Bylisi nën regjinë e trajnerit kosovaro-turk, Naxhi Shensoj, bëri një fazë të parë të kënaqshme: 18 pikë, vendi i gjashtë, 5 fitore në 13 ndeshje dhe 3 barazime, e shoqëruar kjo me 5 humbje.

Ne ndeshjen e fundit ne kampionat, Bylisi barazoi 1-1 me Dinamon ne Tirane.

Në synimet e presidentit Bensik Kapllanaj është dhe nigeriani Olekalan, çka mund ta çojë në katër numri e nigerianëve, përfshirë dhe portierin Emanuel Egbo.

Në fazën e parë ballshiotët patën dhe tre brazialinë: Genivaldo Souza dhe Denis Silva, tashmë të larguar, ndërkohë që ka mbetur vetëm Uashington.

Ballshiotët synojnë të kapin një vend në Europë: shanset i kanë, janë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe me pikët e grumbulluara në fazën e parë janë vetëm 4 pikë larg Kastriotit të vendit të katërt.

Presidenti Kapllanaj ndodhet në vitin e tij të gjashtë te Ballshi dhe e di mirë se një fazë përgatitore cilësore është kyçi i suksesit.

Bylisi do të udhëtojë në Antalia të Turqisë për ta kryer atë. Trajneri Naxhi Shensoj pritet të sigurojë disa miqësore. Gjithsesi, Ohri i Maqedonisë është një tjetër alternativë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›