E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabela politike e shahut dhe tranzicioni

ALFRED ÇAKO

Finishi i zgjedhjeve lokale të majit – si asnjëherë tjetër në këto përmasa – pas fitores së kryebashkisë nga z.Basha, mund të sjellë ndërprerjen e tranzicionit të gjithanshëm shqiptar dhe futjen e vendit në hullinë e normalitetit në sistemin politik aktual. Fundi i tranzicionit do të ketë efekte shumëdimensionale: në fushën e ndërtimit të bazës dhe superstrukturës së shtetit, në fushën e stabilizimit politik të vendit dhe në krijimin e premisave për bashkimin politik kombëtar të të gjithë shqiptarëve në rajon, pa harruar dora-dorës, pas kësa, edhe fitimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë apo që janë dëbuar nga trojet e tyre historike në Greqi. Këto zgjedhje, për krahun e majtë rikonfirmuan dy postulate: a) Z.Rama është i pambështetur nga ndërkombëtarët e elitës në Tiranë; b) Z.Rama nuk është faktor unifikues te ky spektër politik. Pa dyshim që të gjithë e dimë se në zgjedhje, si ngaherë dhe kudo, vendosin kryesisht tre faktorë: qytetarët, aleancat konkurruese dhe ndërkombëtarët. Kombinimi i këtyre faktorëve solli risinë e fytyrës së Bashës në krye të Bashkisë Tiranë. Kjo fitore ka ndryshuar raportet dhe kahet e forcave brenda politikës shqiptare. Armiqtë politikë janë bërë miq me objektiva të përbashkët për të ngelur në pushtet, kurse miqtë janë bërë armiq po për këto interesa. Qysh në krye të herës duhet të themi se fitoren e Bashës, ashtu si atë të Olldashit, më pak se kushdo e kanë dëshiruar z.Berisha dhe klani katolik apo armiqtë e tjerë personalë politikë të Bashës në PD. Distancimi i detyruar i z.Berisha nga fushata personale e Bashës, sipas porosisë së këshilltarëve ndërkombëtarë të elitës, në prag të zgjedhjeve lokale ndikoi objektivisht në mënyrë pozitive për Bashën, parë nga dy arsyetime: së pari, ai thithi votat e abstenuesve objektivë që u është mërzitur televizori nga okupimi i të gjitha kanaleve prej fytyrave të vjetra të politikes (në këtë rast prej fytyrës së z.Berisha); Së dyti, observimi i pandërprerë prej kanaleve të elitës të z.Berisha e pengoi këtë të realizonte ndonjë skemë të rifitores së Ramës, ashtu si me Olldashin (nuk e dimë nëse z.Olldashi ka qenë pjesë organizative e përgatitjes së funeralit të tij të parapërgatitur për të humbur me Tiranën para katër vjetësh, përderisa z.Berisha ia la vakant vendin e ministrit  edhe pas humbjes së tij të bujshme!!!). Po të shohim me kujdes, aleanca Berisha-Rama u prish pas zgjedhjeve të 2009-s, pasi Rama e prishi kontratën minimaliste për të ndenjur djalë i urtë me një lëpirëse të vogël në gojë deri më 2013, duke ia dhuruar kryebashkinë me Olldashin dhe ai me të vetët filluan luftën dyvjeçare për ti fituar të gjitha, luftë që kulmoi me 21 janarin. Rreshtimi i egërsuar i palëve para 8 majit, ashtu si më 21 janar ishte: Rama me kryebashkinë & Topi + Prokurorinë e Përgjithshme & SHISH kundër të gjithëve: kundër Berishës, Metës, Bashës, Nanos dhe gjithë xhaketave të vjetra të PS të flakura nga kjo parti 20-vjeçare, me në krye figurën e tyre emblematike, z.Nano. Por, ardhja e ambasadorit të ri të SHBA-ve – me një strategji të re aktive të përgatitur nga njerëzit e elitës, me synimin për të ndërprerë tranzicionin e stërzgjatur politik shqiptar – e ndryshoi pozicionin e gurëve në tabelën e shahut politik shqiptar. Bashkë me mbikëqyrjen e z.Berisha kemi parë edhe një mbikëqyrje të rreptë e një riorientim të Presidentit nga ana e trojkës perëndimore. Presidenti e kuptoi me vonesë se tre burrat që pritën Bushin në aeroportin Nënë Tereza para tre vjetësh, nuk ishin të rastësishëm (Basha, Topi dhe Blushi). Në skemën e re, ai kishte detyrë të ndikonte që vullneti i vagullt i qytetarëve të Tiranës të rektifikohej sipas skemës së elitës për përfundimin e tranzicionit, që do të thotë: Plaku te oxhaku, i riu te parmenda. Dhe realisht, në hapërdarjen e mugëtirës dhe fitoren e Bashës ka dhënë kontribut jo z.Berisha, por z.Topi – sipas tutelës së ndërkombëtarëve. Z.Berisha natyrisht që e pret fitoren e z.Basha me buzë të shtrënguara. Në kohën e mugëtirës, mbas dt. 15 maj, natyrisht që z.Rama do të pranonte – duke e ulur stekën – të arrinte një kompromis me z.Berisha për të tentuar me vonesë marrëveshje sipas skemës Olldashi 2, por tashmë ai ishte vonë. Berisha dhe Rama skishin më kohë, aq më tepër që syri i elitës rri kërcënueshëm mbi z.Berisha, në mbrojtje të Bashës, protégé-së së vet.
Por përse fitorja e z.Basha do të sjellë fundin e tranzicionit? Mendoj me modesti se kjo është e para që lidhet me dy-tre hapa të tjerë nga programi afatshkurtër i elitës. Hapi i parë i ngelur pas kësaj është largimi i liderit kokëfortë e të përkëdhelur të së majtës, z.Rama; Hapi i dytë është rikonfirmimi i z.Topi si President në një mandat të dytë; Hapi i tretë është largimi i z.Berisha nga kreu i PD-së në prag të vitit 2013, pas rizgjedhjes së Presidentit; Hapi i katërt është ribashkimi i së majtës PS+LSI (ndoshta edhe të PDIU) dhe ndryshimi i pushtetit më 2013. Këtë skemë, ndoshta më të qartë se gjithkush e ka z.Berisha, si një ujk i vjetër në politikë (ndoshta edhe z.Rama e ndien me intuitë). Në këtë tabelë shahu, të përzier me mëtime në 4 pikat e axhendës që parashtrova më lart, përveç Berishës e Ramës janë të përfshirë LSI, z.Topi, z.Nano. Për tu bërë president konsensual, z.Nano do mbështetjen jo vetëm të Berishës (të cilën e pati me tepri edhe më 2007, por u ndalua nga z.Rama), por edhe të një kryetari të ri të PS, ndaj ai do të përpiqet ta zbresë Ramën nga kali rozë. Z.Berisha qesh prapa krahëve me naivitetin e vjenezit Nano, por do të bëjë në fillim sikur edhe ai është i zjarritur për zëvendësimin e z.Rama, por në fakt ai do ta përdorë Nanon si një kalë Troje në interes të rikonfirmimit të z.Rama në krye të PS, në betejat e shpejta që do të ndodhin me siguri në këtë parti, duke e furnizuar Ramën me informacion të fshehtë të cilin z.Berisha ka akses ta zotërojë nga shumë burime të PS. Dora-dorës do krijohet një aleancë e fshehtë, amorale – për qëllime personale, Berisha-Nano-Rama, alenacë që do të punojë kundër axhendës së elitës në Tiranë. Këta synojnë: Rama do mbështetje afatshkurtër vetëm për të mbajtur deri më 2013 frerët e PS në dorën e tij; Berisha e di që po su largua Rama nga kreu i PS, ai do të qëndrojë edhe një mandat tjetër si kryeministër (2013-2017), pasi nuk do të lëvizë as ai nga PD; Nano merr konfirmimin si President për vitin tjetër nga dy liderat, e PD dhe PS (vetëm në këtë rast z.Topi do e shohim në krye të një partie Kuq e Zi). Nuk e dimë se si do të lëvizë z.Meta në këtë ndryshim të ekuilibrave dhe kaheve të forcave, pasi ai mund të rezultojë faktori kyç (së bashku me z.Idrizi) në ndryshimin e liderit të PS dhe pastaj në peshimin e fitores së vitit 2013. Këto kohë, z.Meta natyrisht që do të mbahet në trysni dhe kontroll të dyfishtë nga z.Nano, që naivisht e sinqerisht do punojë për zëvendësimin e Ramës me një delfin të vetin dhe nga z.Berisha, që do ti shesë të dy këta te z.Rama. Natyrisht që elektorati i z.Meta (dhe ai i PS) do të anonte kundër treshes së tranzicionit (Berisha-Nano-Rama) dhe në favor të një rreshtimi të natyrshëm elektoral. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të kishim një aleancë kundër zgjatjes së tranzicionit që do të kishte edhe bekimin e qytetarëve e ndërkombëtarëve dhe që do të ishte me gjasa aleanca Basha-Blushi-Topi. Kjo skemë sjell në krye të PD z.Basha (me aprovimin e zymtë të z.Berisha, prej presionit të elitës), kryen rotacionin e dobishëm për vendin dhe shfryn më 2013 presionin e grumbulluar; Ndërprêt ëndrrën e trishtë të z.Berisha me plane ekonomike e deklarata triumfuese deri më 2017, si dhe mban në një mandat të dytë z.Topi si President (në këtë rast, nuk e dimë se si do ti shkojë fati Aleancës Kuq e Zi). Natyrisht që skema është më e sofistikuar dhe brenda saj ka edhe vektorë të tjerë që duhen marrë parasysh, por ne u përpoqëm të h

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›