FMN nis punen per te vleresuar stabilitetin financiar ne vend
Sektori financiar në vend do të vihet nën lupën e ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Një mision i FMN-së i mbërritur sot në Shqipëri, bashkë me ekspertë të Bankës Botërore filloi takimet me Banken e Shqipërisë dhe institucionet e tjera per procesin e vlerësimit te stabilitetit financiar.
Sipas një njoftimi të Bankës, puna kryesore do te zhvillohet ne muajt tetor-nëntor dhe pas kësaj do të kemi një raport të ri mbi stabilitetin e Sektorit Financiar ne vend, por edhe vlerësime se si mund të zhvillohet më tej.
Nje vleresim i tille u be ne vitin 2005.
Për një vrojtim më të gjerë të ekonomisë, nje tjetër mision i FMN-së pritet në fund të shtatorit. Ai do të diskutojë me qeverinë e re dhe bankën qendrore politikat e ardhshme ekonomike e financiare. Qeveria e re pritet të hyjë në marrëveshje me FMN-më, duke e forcuar rolin e kësaj të fundit në zhvillimin ekonomik.