Uji i pishinave,mjekët: Shmangni fëmijët

Sezoni i verës dhe temperaturat e larta na detyrojnë që ti frekuentojmë pishinat dhe plazhet. Kjo stinë ndikon në shtimin e një sërë sëmundjesh që lidhen edhe me ambientin. Në kryeqytet dhe në periferinë e afërt ekziston një numër i konsiderueshëm i pishinave por sa duhet të kemi kujdes në këto vënde ? Paraqet rrezikshmëri uji i pishinave ? Sipas doktorit të shkencave mjekësore Bujar Përnaska, në krahasim me vitet e kaluara pishinat e kryeqytetit paraqiten në një gjëndje më të mirë, por megjithatë ai apelon te qytetarët që të kene kujdes për higjienën qoftë në pishina apo dhe në plazhe për të shmangur kështu infeksionet e mundëshme. Sipas mjekut Bujar Përnaska një problem shume i madh janë mbeturinat e shumta nëpër plazhet e vendit tonë . Ai thekson se qytetarët duhet ti shmangen qëndrimit në rërë te papastër, sepse mungesa e pastërtise në këto ambiente mund të bëhet shkaktar në shfaqjen e sëmundjeve infektive.