E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabletat eklipsojnë PC-të, shitjet me rënien më të madhe që nga viti 1994

kompShitjet globale të PC-ranë 14% në tre muajt e parë të vitit, rënia më e madhe që kur firma kërkimore IDC filloi industrinë në vitin 1994.

IDC-ja tha se 76.3 milion njësi janë dërguar, një shifër që nënvizon apelin se tabletat dhe smartphones-ët janë alternativa për PC-të.

Firma tha se versioni i fundit i Microsoft Windows-i ka dështuar për të rigjallëruar industrinë.

Zëvendës/presidenti i firmës, Bob O’Donnell, tha: “Për fat të keq, duket qartë se nisja e Windows-8 jo që nuk siguroi një nxitje pozitive për tregun e PC-ve, por duket të ketë ngadalësuar tregun”.

Windows 8 është projektuar për të punuar edhe me prekje të ndjeshme në ekran, por kjo shtoi koston e një PC-e. Së bashku, ndryshimet dhe çmime më të larta”, e kanë bërë alternativën më pak tërheqëse krahasuar me tabletat e dedikuara dhe pajisjet e të tjera konkurruese’,-’ tha zoti O’Donnell.

Microsoft-i nuk ishte menjëherë në dispozicion për koment.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›