E Hënë, 2 Nëntor 2026

Largimi i LSI-së, dorëhiqet Petrit Vasili si dhe drejtori i spitalit të Vlorës

vasiliTiranë- Largimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim nga qevria ka sjellë largimin e stafit të saj në shumë institucione, por mesa duket kjo reformë ka përfshirë edhe sistemin shëndetësor.

Drejtori i Spitalit të Vlorës, Shkëlqim Selami, ka dhënë sot dorëheqjen, për arsye se ai është njëkohësisht dhe kreu i LSI-së në këtë qytet. Nëpërmjet një deklarate për mediat ai ka deklaruar se i ka ardhur një kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet të cilës i kërkohej dhënia e dorëheqjes. Aktualisht postin e tij pritet ta marrë Remzi Haxhiu, ndërsa vetë Selami ka thënë se mbeten pezull dy projekte të rëndësishme.

Po sot është dorëhequr nga posti i nënkryetari të Bashkisë Tiranë, Petrit Vasili, i cili i ka dërguar një shkresë kryebashkiakut Lulzim Basha, ku argumenton se largimi vjen për arsye elektorale.

Aleanca PS-LSI po ashtu solli largimin e Pëllumb Pieros, i cili mbante postin e kreut të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë. Gjithashtu si pasojë e këtij bashkëpunimi ka filluar shkarkimi i drejtorëve dhe punonjësve të LSI-së në administratë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›