Vështirësia për të jetuar në komunitet
Nuk mund të mohohet se pluralizmi dhe liria, herë dramatikisht e ca më shpesh tragjikisht, na kanë bindur se ne shqiptarët kemi një karakteristikë të veçantë, që na pengon dhe vështirëson jetesën në komunitet, të bashkëjetojmë e të vetëqeverisemi nëpërmjet ligjit, rregullit dhe standardit evropian. Ngadalësia për t'u evropianizuar ndoshta buron ngaqë ne nuk shohim jashtë dritares së shtëpisë, të familjes e të fisit, që të bëjmë krahasime me veten, me njëri-tjetrin dhe përditësinë tonë të përbashkët. Me sa duket jemi ende larg procesit të të bërit njeri social... Jo vetëm në diktaturë, por si duken bathët, edhe në demokraci, nuk e kemi vrarë mendjen të dimë e të kuptojmë nga vijmë e ku po shkojmë, duke krijuar raport të drejtë e të balancuar të UN-it me NE-në, të pronës private me atë publike, duke disiplinuar dhe kontrolluar jo vetëm veten, por edhe të zgjedhurit, krerët, nëpërmjet votës, ndëshkimit dhe seleksionimit. Delet jo vetëm që nuk e zgjedhim përçorin, por as e vrasin mendjen, teksa mërzejnë e hanë bar edhe nëse i pari i tyre ka për t'i çuar në darkë te thika e kasapit. E pra, ç'është e ç'përfaqëson i ashtuquajturi 'hommos albanicus'?
Tipari më i spikatur qenka vështirësia jonë e trashëguar për të jetuar me/në harmoni në komunitet. Të kënaqur nga mbijetesa, ne e shpërfillim jetën në komunitet, botën e tjetrit, atë që quhet interes publik e kombëtar, pa e kuptuar se kësisoj kemi dëmtuar e rrënuar edhe tonin... Zilia ndër ne nuk prodhon ambicie për më mirë, pasi e ka më të lehtë e më të kollajtë të ushqehet me atë aksiomën e vjetër: Hiqja, o Zot, të dy sytë atij tjetrit, pa unë le të mbetem me një! Nuk është rastësi që të gjitha shoqërizimet, partitë, sindikatat, shoqatat, OJF-të, bizneset, SHPK-të, të gjitha llojet e bashkadministrimit, ekonomike a politike, edhe kur janë ngritur nga vëllezër të një gjaku, nuk i kanë mbijetuar gjatë bashkëjetesës, por janë çarë e ndarë më së paku më dysh. Brenda nesh energjia centrifugale e egoizmit, e dyshimit dhe e mosbesimit të ndërsjellë na nxjerr nga loja, nga bashkëpunimi e bashkëjetesa, nga marrëveshja dhe mirëkuptimi, duke na lënë shpesh me gisht në gojë, pa e kuptuar shkakun.
Ne vazhdojmë ta kemi të vështirë, për të mos thënë të pamundur të gjejmë rrugën e saktë e të mbarë për ku dëshirojmë të shkojmë, sepse hakatemi e luftojmë vetjakisht: secili për vete, Zoti për të gjithë! Të ndarë ndihemi më të mbrojtur e më të sigurtë. Pluralizmi e ka më kollaj të na çojë në anarki se në demokraci. Demokracia e ka më të lehtë të na vërë të grindemi e të shahemi, se sa të mirëkuptohemi. Drejtësia dhe organet e saj na shtyjnë më së tepri drejt vetëgjyqësisë se sa drejt shtetit të së Drejtës, ku qytetarët janë të barabartë. Thirrja e viteve '90: "E duam, e duam Shqipërinë si Evropa!" mbeti, deri më tani një parullë në erë, jo dhe aq për shkak të paragjykimeve të evropianëve, se sa të kufizimeve dhe gjendjes sonë të prapambetur politike, sociale, kulturore, ekonomike, të mendësisë sonë bajraktërore që nuk na lejon të bashkëjetojmë në harmoni me tjetrin, me natyrën e me shtetin, si qytetarë normalë.
Fakti që i hedhim plehrat nga dritarja, që nuk respektojmë vijat e bardha, që prishim hidrovoret e kanalet e kullimit, që vjedhim pusetat, që pronën publike e quajmë të askujt, duke rrënuar e shkatërruar tokën e bukës dhe asetet e kombit, më keq se një pushtues i huaj, që djegim pyjet dhe gërryejmë lumenjtë, detet dhe plazhet, që ligjin e shkelin më së pari ata që paguhen për ta respektuar..., janë ana më e prekshme e kësaj dukurie. Mjafton të pyesim veten: përse ne shqiptarët, kur jemi jashtë shtetit, në Evropë, as bishtin e cigares nuk e hedhim në trotuar e këtu në vendin tonë i shkelim rregullat e qarkullimit, duke shkaktuar aksidente vdekjeprurëse? Përgjigja më e lehtë, por jo më e saktë do të ishte kjo: se andej ka shtet, kurse këtu shteti nuk funksionon. Pra, është frika që na disiplinon. Që do të thotë se ne këtu nuk kemi shtet funksional, andaj nuk kemi frikë... Por jo, kjo nuk është e gjithë e vërteta. Ndryshe nga ne, në Evropë qytetari nuk e ndjen veten të huaj dhe armiqësor me mjedisin, me komunitetin, me bashkëjetesën, me shtetin e vet, ndaj i mbron ato njëlloj si do të mbronte shtëpinë e vet.
Tek ne nuk ka një ndërgjegjësim të tillë. Shteti dhe qeveritë, pavarësisht nga ngjyrat dhe sistemet, nuk kanë krijuar besim te qytetari. Qytetari dhe qeveritari nuk janë partnerë, por njëri e quan veten aga, me mundësi të pakufizuara për t'u pasuruar e komanduar, kurse tjetri duhet të jetë fatlum, nëse bëhet hyzmeqar i tij. Kjo, sepse shoqëria jonë përbëhet nga tri "specie" të dallueshme, me pak cilësi të përbashkëta e sadopak të njëjtësuara: katundarë, fshatarë dhe qytetarë. Këta të fundit kanë qënë dhe janë pakicë. Përveç gjuhës së përbashkët, nuk janë vetëm dialektet, zakonet e dasmës dhe të vajit kufijtë ndarës e dallues, ndonjëherë edhe përjashtues. Më së tepri ndikon mendësia e ndryshme, e pasqyruar te mënyra se si sillen këto tri kategori me njëra-tjetrën, me bashkëjetesën në komunitet, rrjedhimisht edhe me njësinë "komb", pa harruar edhe marrëdhënien me shoqërinë, me shoqatat, me fqinjët, me ligjin, me "vijat e bardha", me rendin, me pronën publike, n'daç edhe me partitë, etj... "Specia" katundar është një qënie parafeudale, fisnore, e mësuar të jetojë në mëveçësi, ndaj kullën e ka të ndërtuar sa më larg, ndaj edhe këngët monofonike i këndon për vete, shumë-shumë për t'i dëgjuar pylli, drurët, zogjtë dhe kafshët. Kurse fshatari është më pranë jetesës në komunitet, se e ndërton shtëpinë pranë tjetrit, që do të thotë se është në një stad më të zhvilluar, pasi e pranon jo vetëm fqinjësinë, si domosdoshmëri, prandaj edhe këndon me polifoni, por edhe se ka filluar të ndjejë nevojën e jetës në bashkësi e fqinjësi (ka arritur të kuptojë se kjo i siguron shërbime, si shkolla, ambulancë, treg...), pavarësisht se koncepti "gardh", "sinor', "kufi" edhe për të bëhet kollaj shkak për konflikt dhe krim të ndërsjellë (ka jo pak raste që për një vijë uji, apo pse lopa e vëllait ka kaluar gardhin, vëllezërit e fqinjët janë vrarë...). Kjo do të thotë se edhe fshatari nuk ka mundur të krijojë besim të njëmendtë tek ato mekanizma rregullues që quhen qeveri, shtet, ligj.
Për arsye se shumica e banorëve të qyteteve të sotëm janë me origjinë rurale, ne kemi traditë të vagullt e të mpakët të jetesës në bashkësi, në komunitet. Qytetarët janë pakicë edhe nëpër qytete, ndaj mbrojnë dhe respektojnë më shumë prona vetjake se ajo publike, gardhi i bahçes se një WC publike, interesi i familjes se ai i shoqërisë dhe i shtetit, idhujtaria prej skllavi se përgjegjësia qytetare e votës. Vullnetarët e Enverit dolën nga zonat më të thella, më të varfëra, më të izoluara e më të prapambetura. E njëjta gjë ndodh edhe sot. Vullnetarët e Saliut, që sot quhen militantë e qëndrestarë kanë të njëjtën origjinë e mendësi. Edhe këtyre do t'u dalë "droga e manipulimit" me vonesë.
Kaq e vërtetë është kjo sa, edhe sikur të mos shfaqet fare në fushatë, Berisha e di që i ka të siguruara jo më pak se 20% të votave. Jo vetëm zgjedhjet e 1997-tës e vërtetuan këtë, por edhe Gërdeci, edhe shifrat alarmante të korrupsionit familjar, edhe 21 Janari... Sepse këta banorë arsyetojnë për të njëlloj si gjykonin edhe vullnetarët e Enverit: Saliu na solli lirinë, Saliu na dha lirinë e lëvizjes, ma futi djalin në punë, na dha prona që nuk i kishim, na legalizoi, na la të lirë të zbresim në Tiranë e në Durrës, na futi në NATO, na bëri me makina dhe pasaportë për të shkuar në Evropë, etj. etj. Paaftësia për të peshuar, gjykuar e vlerësuar interesat madhore të bashkësisë e të shoqërisë i bëjnë këta njerëz të shesin votën për një thes me miell, ashtu si i shtynë gërdecarët të votojnë për "makinën" që i vrau, apo ata që përmbyten, jo një, por disa herë në vit në NënShkodër... Këta njerëz i kënaq më shumë vitrina e një dyqani, se aftësia e tyre blerëse; pasja e një veture, se shkollimi i fëmijëve dhe gjendja e spitaleve; e drejta për të banuar në kryeqytet, se cilësia e ajrit, e rrugëve dhe e jetës; papunësia se punësimi, lëmosha se djersa, karfosja se dinjiteti, siguria e kullës, e oborrit, e fisit, se ajo e mbarë shoqërisë... Dhe jo vetëm këta, për fat të keq. Me këtë mendësi dritëshkurtër prej kërmilli janë ngjizur edhe kryetarët e qeverive, të partive, të shoqatave, të bizneseve, të sindikatave, etj, të cilët tradicionalisht kanë parë vetëm menderen e tyre, si në diktaturë edhe në demokraci... Jashtë "kullës" së interesit të tyre le t'i bjerë zjarri botës, le të ketë infeksione morale e pasiguri, drogë dhe kriminalitet, mjaft që ata dhe familja e