E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezoluta çame, PDIU e shoqata Çamëria protestojnë para Kuvendit

TIRANE - Përkrahës të shoqata Çamëria dhe të PDIU-së janë mbledhur para selisë së Parlamentit për të protestuar për zvarritjen e miratimit të rezolutës çame nga deputetët.

Protesta ndodh një ditë nga mbledhja e djeshme e Komisionit të Jashtëm për të diskutuar mbi projektrezolutën çame, u shoqërua me debate pas qëndrimit të Fatos Bejës që solli në vëmendje një votim të 2004 të kësaj rezolute, në të vërtetë ajo rezolutë nuk është miratuar ashtu siç është shprehur dhe ish kryetari i Kuvendit të 2004, Servet Pëllumbi.

Për gazetën Shqiptarja.com deputetët aktualë si dhe ish-deputetë të së majtës konfirmojnë se në votimin elektronik, kopje e së cilës është dorëzuar në Komisonin e Jashtëm ku thuhet se rezoluta çame konsiderohet e miratuar me 53 vota pro, 44 abstenime dhe 4 kundër, nuk janë të numëruara votat absetime të ministrave.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›