“Tabloja Absurde” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar
Tirane, 11 Dhjetor 2010 - Teatri kombetar do te shfaqe kete fundjave premieren e drames “Nje tablo absurde”, shkruar nga Ferdinand Hysi dhe me regji te Milto Kutalit. E konsideruar si nje nder veprat e rralla te pasdiktatures qe kthejne vemendjen nga jeta e artistit ne komunizem, ngjarjet marrin shkas nga nje tablo reale e piktorit Guri Madhi, me emrin “Mbledhja e Moskes”, e cila iu nenshtrua disa ndryshimeve nga çensura me karakter politik, jo artistik.
Plot 40 vjet me pas, regjisori Milto Kutali flet per mesazhet qe sjell vepra ne realitetin e sotem.
“Ështe nje veper, qe edhe pse trajton nje problematike te nje realiteti 30-40 viteve me pare, çka audience e re nuk mund ta dije, mendoj qe ofron nje komoditet per realitetin te cilit i drejtohet vepra. Mesazhet qe sjell kjo veper sherbejne per te ndertuar raportet mes shoqerise dhe levizjeve te saj. Nga ana tjeter pershkruan artistin ne gjithe kalvarin qe pershkon jeta e tij, vepra e tij”, - pohon Milto Kutali duke folur per tv Klan.
Drama zhvillohet ne nje skene te vetme, ku ne qender eshte tablloja absurde e jetes, e ekspozuar jo pa qellim ndermjet dy tabllove te Pikasos, Minotauris dhe Guernikas. Ajo percjell mesazhin se “ka ish diktatore, ish udheheqes, ish presidente, por jo ish artiste”.
Pjesa vjen me nje kast aktoresh te njohur si Fatos Sela, Roland Trebicka, Naun Shundi, Olta Daku, Anila Bisha dhe Dritan Borici. Skenografia eshte realizuar nga Taulant Pustina, ndersa formulimi muzikor nga Fatos Qerimi.
e.r/NOA